Portalet, problem i përgjithshëm. Ndryshime ligjore edhe në Maqedoni. Në vëmendje: Përgjegjësia
Shumimi i portaleve duket se nuk shihet si problem vetëm në Shqipëri. Dhe kjo duket në uniformitetin e ndryshimeve ligjore që po synohen të adoptphen për eliminimin e disa shfaqjeve që janë kthyer realisht të padëshirueshme. Në Maqedoni këto ditë janë prezantuar ndryshimet ligjore nga Agjencia e Mediave dhe ato parashikojnë legalizim të stafit, prezantim të tij në faqe, kërkohet definimi më i qartë i termit “portale të internetit”. Në debat janë përfshirë edhe drejtues të mediave, shoqatave sipas të cilëve problem mbetet rregullimi i përgjegjësisë sidomos kur ka shpifjëe dhe fyerje të rënda.
Për kreun e Agjencisë së Mediave, gjuha e urrejtjes, që në Maqedoni është problem, buron kryesisht nga interneti, ndonëse me internet nënkuptohet edhe rrjetet sociale që janë jashtë kontrollit rregullativ të një shteti. Kjo qasje në Maqedoni ka një ndryshim jo pa rëndësi me Shqipërinë. Sot që flasim qarkulloi një shkrim për të ashtuquajturin “obezitet të medias shqiptare”, publikuar nga “shqiptarja.com”.
Me obezitet mbahet parasysh shpërthimi i titujve dhe portaleve që shkojnë deri në 250, jashtë kontrollit dhe me pasojë cilësinë e ulët të raportimit. Këtë qajse duhet thënë se ka mbajtur edhe qeveria, e cila shumë shpesh është shfaqur e shqetësuar “për cilësinë e medias”, ndërkohë që ka nënkuptuar veten si viktimë të sulmeve. E kundërta duhet të ndodhë: rregullimet duhet të udhëhiqen nga qëllime krejt të tjera dhe do të duhet të ishin gazetarët dhe mediat që të propozonn vetë aspekte që lidhen me cilësinë. Një tjetër problem specifik për Shqipërinë është burimi i financimit të mediave dhe kjo nuk lidhet vetëm me portalet, por edhe me televizionet, që varen nga një infrastrukturë dhe burime njerëzore që kërkojnë shumë fonde.
http://shenja.tv/hapet-debati-per-rregullimin-e-portaleve-video/