Albspirit

Media/News/Publishing

Kushtetuesja përmbys reformën, rikthen KLD dhe Nishanin në krye të gjyqësorit

Presidenti Bujar Nishani do të vijojë të jetë në krye të Këshillit të Lartë të Drejtësisë, deri në fund të mandatit. Edhe pse më 12 mars KLD pushoi së funksionuari sipas afateve ligjore, dje Gjykata Kushtetuese ka vendosur që ky organ të vijojë të jetë në funksion. Dje, gjykata ka zbardhur vendimin për ligjin e statusit të gjyqtarëve dhe prokurorëve, të cilit iu rrëzuan 22 nene në seancën e 10 marsit. Por ajo që është e çuditshme në këtë vendim është se Gjykata ka vendosur që të mos ketë shkrirje të KLD deri në ngritjen e Këshillit të Lartë Gjyqësor.

Ligji për Organet e Qeverisjes së Sistemit të Drejtësisë, ishte ai që ndërpreu mandatin e KLD. Në nenin 277 pika 1, speciñkohet që anëtarët e KLD humbasin mandatin e tyre në momentin që ngrihet Këshilli i Lartë Gjyqësor, mirëpo është vendosur një afat, pasi sipas tij, kjo gjë nuk mund të ndodhë më vonë se 8 muaj nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese. Nëse kthehemi pak në kohë, Kushtetuta e re, e miratuar më 21 korrik, ka hyrë në fuqi më 11 gusht 2016 shkruan “Sot”.

Atëherë, 8 muaj nga kjo datë do të thotë se më 11 mars 2017. Pra në këtë datë, KLD pushoi së funksionuari dhe Nishanit iu hoqën duart nga drejtësia. Mirëpo nuk mendon kështu Kushtetuesja, e cila ka dalë dhe kundër ndërkombëtarëve, pasi përcaktimet në ligj ishin bërë pikërisht nga ekspertët e EURALIUS dhe OPDAT. “Gjykata vlerëson se ky konstatim nuk mund të konsiderohet se përbën ometim kushtetues, pasi formulimi i pikës 5 të nenit 179 të Kushtetutës se “anëtarët e KLD-së e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të KLGJ-së, por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të KLGJ-së, sipas ligjit” shpreh dhe synon të sigurojë vlerën kushtetuese të vazhdimësisë dhe koherencës institucionale, për rrjedhojë, funksionimin normal të KLD-së në periudhën kalimtare. Për sa kohë vullneti i kushtetutëbërësit ka qenë që të mos ndërpritet funksioni i KLD-së, Gjykata vlerëson se KLD-ja ashtu si edhe organet e tjera ekzistuese kushtetuese do të vazhdojnë të ushtrojnë funksionet e tyre deri në konstituimin e plotë të organeve të reja kushtetuese dhe, në këtë kuptim, zbatimi i neneve 160/1 dhe 173/1 të ligjit duhet të jetë në përputhje të plotë me këtë interpretim të Gjykatës, në respekt të frymës së Kushtetutës”, shprehet gjykata në vendim.

Anëtarët janë shprehur dhe sa i takon qëndrimit të presidentit në krye të KLD, duke thënë se Kushtetuta e përcakton që ai qëndron aty derisa të ngrihet KLGJ. “Në lidhje me krijimin e KLGJ-së, kushtetutëbërësi ka përcaktuar një periudhë kalimtare prej tetë muajsh nga hyrja në fuqi e ndryshimeve kushtetuese, duke përcaktuar në nenin 179, pika 5 të Kushtetutës se anëtarët e Këshillit të Lartë të Drejtësisë (KLD) e përfundojnë mandatin e tyre pas krijimit të Këshillit të Lartë Gjyqësor (KLGJ), por jo më vonë se zgjedhja e të gjithë anëtarëve të KLGJ-së. Nga ana tjetër, Kushtetuta në pikën 12 të po këtij neni parashikon qëndrimin e Presidentit të Republikës si kryetar i KLD-së deri në krijimin e KLGJ-së”, theksohet më tej.

Gjykata Kushtetuese në argumentet e saj është shprehur dhe kundër kthimit të parave të korrupsionit nga gjyqtarët dhe prokurorët. Ligji parashikonte që nëse një gjyqtar a prokuror shpallej fajtor për korrupsion, ai duhet të rikthente pagën e vitit të fundit. Por gjykata e ka rrëzuar. “Gjykata thekson se ashpërsia e masës disiplinore plotësuese me natyrë ñnanciare në rastin konkret është e tillë sa ajo në thelb shndërrohet në dënim penal, që konsiston në pagimin në favor të shtetit të një shume të hollash e barabartë me pagën bruto të përñtuar nga magjistrati i dënuar për veprën penale të korrupsionit gjatë vitit të fundit të ushtrimit të detyrës. Në këtë kuptim, Gjykata vlerëson se parashikimi njëkohësisht si nga Kodi Penal, ashtu dhe neni 112, pika 1, e ligjit i dy dënimeve penale për të njëjtin fakt bie ndesh me parimin e mosdënimit dy herë për të njëjtën vepër. Për rrjedhojë, Gjykata arrin në përfundimin se edhe ky pretendim i kërkuesve është i bazuar”, shprehet më tej gjykata.

Please follow and like us: