Albspirit

Media/News/Publishing

SHBA, ultimatum për Rusinë: Ndani mendjen, ose me ne ose me Sirinë dhe Iranin

Sekretari amerikan i Shtetit, Rex Tillerson, i ka dhënë një “ultimatum” Rusisë – që të qëndrojë në krah me Shtetet e Bashkuara dhe aleatët e saj, ose të “pranojë” Iranin, Hezbollahun dhe Bashar Assad-in, shkruan agjencia AP.

Tillerson para udhëtimit për në Moskë ka thënë se “nuk është e qartë nëse Rusia e ka kuptuar seriozisht detyrimin e saj që nga Siria të largohen armët kimike apo ishte thjesht e paaftë për ta bërë këtë. Dallimi nuk është aq i rëndësishëm për të vdekurit”, tha Tillerson.

Deklarata e tij erdhi pak minuta pasi Kremlini njoftoi se marrëdhëniet mes SHBA-së dhe Rusisë janë “më të vështirat” që prej Luftës së Ftohtë.

“Ne duam të çlirojmë popullin e Sirisë nga vuajtjet. Rusia mund të jetë pjesë e kësaj të ardhme dhe mund të luajë një rol të rëndësishëm. Ose mund të mbajnë aleancën e tyre me këtë grup, por ne mendojmë se në aspekt afatgjatë nuk do të shkojë në të mirë të interesave ruse”, tha Tillerson.

“Është e qartë se sundimit të familjes Assad po i vjen fundi. Çështja është se si do të përfundojë e gjithë kjo në fund, dhe prandaj çështja e tranzicionit është shumë e rëndësishme për pozicionin tonë drejt qëndrueshmërisë dhe stabilitetit brenda një Sirie të bashkuar”, ëhtë shprehur më tej Tillerson.

Please follow and like us: