Albspirit

Media/News/Publishing

Basha: Abi Bank me para të dyshimta, paguan lobistët e Ramës në Europë

Kreu i opozitës ka folur për “Abi Bank” nga çadra e protestës dhe figurat misterioze që fshihen pas saj.

“Ka një bankë Abi Bank. Ka zhage e zhage, banka ka për aksionerë 2 investitorë privatizimi në Rusi në vitet ’90, që kanë regjistruar pronat në ishujt Kejmen, parajsa të pastrimit te parave”, tha Basha, i cili shpjegoi se në këto parajsa fiskale ligji ndalon të bëhet publike të dhënat mbi llogaritë bankare.

“Kush është në bordin e kësaj banke? Është bashkëshortja e kryeministrit shqiptar. Efshte dhe një fare Reizhe Shlauz, ish ministër federal gjerman, një nder lobistët kryesorë të Rames në Berlin”.

“Zhage, jo vetëm zhage, por behet edhe bankë. Interesat e një zgage bëhen një bankë, që se mban dot Taulanti në krahë. Zhaget e mëdha kanë nevoje për banka. Ku janë leket e shqiptarëve? Në zhaget e bankave për të mbajtur ne këmbe republikën e vjetër me çdo kusht e çdo çmim”, vijoi kru i PD-së duke shtuar: “Kaq sa kam folur mund te me hedhin ne gjyq, por s’do ta bëjnë se kane frike se mos del ndonje gje tjeter”.

Please follow and like us: