HOXHALLARËT QË NXINË DHE SHTREMBËRUAN KAQ SHUMË HISTORINË TONË KOMBËTARE
Afërdita Gashi
Vehabizmi në rritje dhe terrorizmi në ngjitje!
Me vepra shkatrrimtare, me propagandë të frymëzuar nga interesa e të huajit nuk mundë të formohet baza e shoqërisë së nesërme shqiptare, pasi shqiptarët e dinë fare mirë se këta hoxhallarë, të islamit politik, synojnë prej kohësh aneksimin dhe asimilimin e kombit tonë, gjë që e vërtetonte më së miri historia e tetëmbëdhjetë viteve të fundit.
Në këtë kohë Dardania po vlonte nga elementet e huaj, sidomos arabë, turqë, shkije etj. Ne duhet t’i njohim të gjithë tradhtarët në çdo qytete, sepse të gjitha qytetet janë të mbushura me hafije. Prandaj do ta përshkruaj njërin prej tyre, nuk është më rëndësi se cilin. Por a nuk është më mirë të zgjedh qytetin e Kaçanikut ky qytet është shndërruar në një rrezikshmëri të përditëshme për kombin.
Në fillim qyteti i Kaçanikut ishte i vogël, mirpo në rrjedhën e vetë zmadhohet me degët e vehabizmit. Së shpejti bëhet akoma edhe më i gjërë dhe duke prodhuar luftëtar për ISIS të cilët u derdhën deri në Siri. Përveq këtij llumi, qyteti ka edhe disa hoxhallarë që përdorën vetëm të paorientuarit dhe për të ushtruarit e rinisë shqiptare për terrorizëm.
Zor se mund të këtë një periudhë tjetër në historinë shqiptare, si ajo e kohës së sundimit PDK,ës e LDK,ës, të cilën disa politikanë e hoxhallarë si Naim Tërnava, Shefqet Krasniqi, Fuat Ramiqi, Irfan Salihu, Sadullah Bajrami, Jakup Asipi, Omer Bajramit, Fatmir Latifi, Gëzim Këlmendi, Ferid Agani, Enes Goga, Sulejman efendi Rexhepi nga Shkupi, Nexhmedin Spahiu, Sabri Novosella dhe Halil Matoshi etj., të kenë nxirë dhe shtrembëruar kaq shumë historinë kombëtare. Sot mbi një pllak përkujtimore, s’është çudi që dikush do të shkruaj:
“Mbi ndërgjegjën e këtyre spiunëve rëndon nxirja dhe shtrëmbërimi i historisë Kombëtare!”
Historishkruesit falsifikatorë servilë të mbështetur mbi arsyen e qëllimin e partisë – shtet, që organizonte të huajtjen e shqiptarëve, që cungonte forcën krijuese – madje amputonte konfliktin e ideve, që shtyposte historinë, që i shkëpuste ngjarjet nga kuadri i vet “historik” për t’i përdredhur faktet, përgojuan të gjithë ata që bënë historinë para luftës së fundit, posaqërisht patriotët luftarë të shekullit të kaluar, të cilët sakrifikuan çdo për t’ia blatuar mëmëdheut.
Ky trajtim i trashigimisë sonë para luftës përmes logjikës formale e të mbyllur dhe rastësisë, synonte të ngrinte rolin që i vishnin vetës Hashim Broja e Isa Prapashtica, apostujve të antishqiptarizmës, herojve për antonimi, dhe partisë-shtet si krijuesit e historisë sonë moderne. Në pragun e marrjes së frenave të vendit pas çlirimit nga shkijet.
Sipas mendimit tim pohoi se populli shqiptar nuk e përmbushi si duhet detyrën e tij ushtarake e politike gjatë luftës dhe pas saj, por në qoftë se mungesa e entuziazmit politik e ushtarak midis shqiptarëve e mbetjeve të zajednicës, çështje që e sqarova pak a shumë, mungesa pothuaj e plotë e trimërisë shqiptare në fushën e nderit përpara fundamentalizmit islamik e tradhtarëve nuk mund të heshtetë në asnjë menyrë.
S’jamë aspak i mendimit që të fshihen ose të justifikohen mungesat tona shoqërore, si vetjake dhe kolektive, qofshin ato edhe të tilla që të na vijë turp si shqiptarë. Po në të njejtën kohë historiografia ka për detyrë, aq më tepër kur është një patriot shqiptar, të vërë në dukje, në të gjithë shkëlqimin e tyre, ngjarjet me rëndësi historike, që kanë pasur një tingëllim të madhe në botë.
Brezat e ardhshëm kanë për ta gjykuar shumë ashpër qëndrimin e mbajtur gjatë dhe mbasë luftës nga krerët e popullit, të cilë atëherë kur kërkohej forcimi i energjive të venitura kombëtare, nuk u treguan në lartësinë e duhur të emisionit të tyre kombëtar.