Nevojitet model i ri për të shpëtuar BE
Prej vitit 2010, Greqia ka pasur një nga krizat më të thella financiare dhe sociale si rezultat i keqmenaxhimit prej shumë dekadash dhe korrupsionit nga lidershipi politik i Partisë Demokracia e Re dhe PASOK.
Kësaj iu shtuan dhe politikat e ashpra të cilat dëmtuan më tej ekonominë tashmë të dobët duke rrënjosur thellë problemet strukturore.
Ndërmjet viteve 2010 -2014 përzierja e politikave ekonomike që u zbatua, nuk adresoi çështjet e krizës financiare, por përkundrazi përkeqësoi pabarazitë sociale, dobësoi shtetin e mirëqenies dhe çrregulloi tregun e punës. Shtresat me të ardhura të ulëta dhe mesatare u goditën nga taksat e rritura, ndërsa evazioni fiskal nuk ka marrë kurrë vëmendjen e duhur.
Politikat andi-produktive
Politikat anti-produktive shkatërruan tregun, dhe recesioni i zgjatur çoi në papunësi dhe varfëri.
Me pak fjalë, Greqia përfundoi së qëni një vend ku janë zbatuar politikat e pasuksesshme, me një lidership të paaftë politik duke i dhënë pëlqimin një spiraleje në rënie të vazhdueshme. Qeveria e udhëhequr nga Syriza u bëri thirrje për të nxjerrë vendin nga kriza financiare, me memorandumet e saj, të vendosë ekonominë përsëri në vendin e duhur, dhe të krijojë një rrjet sigurie për shtresat më vulnerabël të shoqërisë. Përfundimi me sukses i këtij procesi kërkon negociata të vazhdueshme me kreditorët, reforma të suksesshme dhe rezultate pozitive fiskale. Ndryshe nga Qeveria Greke, asnjë lloj tjetër i lidershipit politik në BE nuk e ka gjetur veten në një pozicion të tillë në të shkuarën, diçka që vendosi trysni shtesë në anën greke. Megjithatë, ky është një fakt iI veçantë që ka qenë i njohur nga një marrëveshje e madhe e Deputetëve e Parlamentit Evropian, Komisionit Evropian dhe shumë vendeve anëtare që mbështesin Qeverinë Greke dhe të shtyjë të gjitha palët për të arritur një kompromis.
Qeveria Greke po zhvillon një agjendë proevropiane, e cila i vë theksin rritjes së kohezionit social dhe rajonal, një model ekonomik më të qëndrueshëm për Eurozonën dhe përmirësimin e punësimit.
Të treja këto objektiva janë vendosur si prioritete kyçe të partive politike progresive në Bashkimin Evropian, të cilat ushtrojnë presion mbi forcat konservatore në Bruksel e Berlin.
Ky debat i vazhdueshëm për të ardhmen e Evropës, sfidat dhe kërcënimet për Bashkimin Evropian, janë pasqyruar të gjitha në rastin grek.
Një model i ri
Një pjesë e madhe e elektoratit evropian dhe e forcave politike progresive në Gjermani, Francë, Itali, Portugali, Qipro etj. kanë pranuar se duhet një model i ri politik dhe ekonomik për të shpëtuar BE nga shpërbërja.
Ky zhvillim, së bashku me njohjen e bilanceve komplekse politike brenda BE-së, na bën të kuptojmë çdo pjesëz të puzzel-it të BE-së, rolin e mekanizmave vendimmarrëse dhe se si interesat konfliktuale janë parashikuar në procesin e shqyrtimit të shpëtimit të Greqisë.
Kemi dhe një vit e gjysmë deri në përfundimin e programit të daljes nga kriza. Shqyrtimi i vazhdueshëm duhet të përfundojë me një kompromis që duhet të jetë në përputhje me acquis–në e BE-së dhe rezultatet fiskale pozitive që janë arritur deri më tani.
Qeveria Greke duhet të intensifikojë përpjekjet e saj dhe të arrijë rritje të qëndrueshme brenda kontekstit të BE-së.
Dalja nga programet e shpëtimit nuk do të thotë përsëritje e të njëjtave politika katastrofike të së shkuarës, por duhet të jetë zbatim i politikave që adresojnë interesat kolektive të shoqërisë, rritje e prodhimit, të ndihmojmë ikjen e trurit dhe të përfitojmë nga të rinjtë e aftë.