Kriza e LSI pas Metës president
Menjëherë pas zgjedhjes së Metës president dhe lajmit se megjithëse betohet në 24 korrik ai do të marrë fare pak pjesë në fushatën publike elektorale, partia e drejtuar prej tij si një ndërrmarje biznesi ka filluar të shfaqë çregullimet e para. Kështu propoganda e LSI po prodhon dy sllogane që nuk i besojnë as anëtarët e saj. I pari është ai se LSI del mbi PS në zgjedhje. I dyti edhe më i habitshëm se Petrit Vasili do të jetë kryeministër. Të dala ose nga faqet e mediave që shkrujanë gjithçka kur e kërkon LSI, ose nga kokat që u bëhet lavazh veror në Jal, më shumë sesa një realitet ato janë dëshmi të krizës së partisë së tretë në vend.
Kjo krizë po përvijohet në tre drejtime.
Së pari LSI ka marë një goditje të madhe në publik sepse edhe njëherë më shumë u detyrua të lëpijë atë që kishte pështyrë. Pasi propogandoi për javë me radhë se në Shqipëri kishte ardhur prej 27 vitesh pluralizmi, se nuk mund të shkohej në zgjedhje pa opozitën, se nuk do të merrte pjesë në zgjedhje farsë (madje Meta mblodhi edhe kryesinë për të marrë vendim për këtë), ajo i harroi të gjitha. Thirrja e pushtetit qe ku e ku më e fortë sesa fisnikëria e parimit.
Por gjithsesi, kjo është gjëja që e shqetëson më pak partinë e çiftit Meta- Kryemadhi. Për një formacion klientelist, që e di sesa më shumë sesa qëndrimet vota varret nga shumica e njerve që rekruton, ky ndryshim radikal nuk përbën ndonjë penalitet.
Ajo që po e godet më shumë LSI është fakti se tashmë pas 8 viteve në pushtet pak kush beson se historia do të përsëritet. Mungesa e opozitës do të bëjë që Rama t’i ketë vetë votat. Logjika e thjeshtë ta do (ndryshe gjithçka do bëhej qesharake) që LSI të jetë në opozitë. Por pa 25% e pushtetit, ministrat, drejtorët, zyrat, punësimet, partia ndërrmarrje vështirë se mund t’ia dalë. Ajo ka ngritur një skemë që i kacavirret pushtetit dhe ushqehet prej tij. Pikërisht për këtë, për të mos pasur një braktisje nga klientela e saj që para zgjedhjeve LSI po propogandon se do të dalë forcë e parë dhe se do të bëjë Vasilin kryeministër.
Elementi i tretë është largimi i Metës që ka qenë në krye të partisë që prej themelimit të saj. Shumëkush sot është i bindur se mungesa e rolit të tij aktiv, ajo e energjisë së tij të pakontrolluar do ta dëmtojë punën në terren. Duke shkuar drejt presidencës, një posti honorifik por të zhveshur nga çdo kompetencë, meta mund t’i mungojë LSI.
Shumëkush është i bindur se Meta zgjodhi detyrën e kreut të shtetit, pas dështoi në manovrën e fundit politike. Fillimisht ai zgjodhi të përdorë çadrën e Bashës për t’i bërë presion Ramës. Duke thënë se opozita duhet dëgjuar, se zgjedhje pa të nuk mund të ketë, ai donte të detyronte Ramën të tërhiqej. Mundësisht edhe duke lënë detyrën e kryeministrit. Llogari e Metës qe që të hynte në zgjedhje me rivalë sa më të dobsuar. Prandaj, kur nuk arriti qëllimin e parë, ai zgjodhi të dytin. Së paku të fuste Bashën në zgjedhje, që të kishte mundësi të luante rolin e King Maker, që vendos pushtetin e ardhshëm. Por pavarësisht nga presionet dhe nga mesazhet se do ta tradhëtonte nëse nuk futej në zgjedhje (ashtu sikurse ndodhi), ai dështoi edhe në këtë manovër të dytë.
Dhe në përfundim e gjithë skema që frymëzoi vetë e nxorri atë humbësin më të madh. Nga frika se mund të mbetet pa asgjë, ai zgjodhi i detyruar presidencën. Por duke lënë pas një parti të çorientuar, të diskrediduar në publik dhe për më tepër që i trembet erozionit që mund t’i ndodhe duke mos qenë një forcë qeverisëse./lapsi/