Albspirit

Media/News/Publishing

Kur Serbia bashkëpunonte plot zell me nazizmin për zhdukjen e hebrenjve

 

Në kulmin e Luftës së Dytë Botërore, ku nazistët kishin fituar terren në të gjithë Europën dhe kishin nisur operacionin e zhdukjes masive të hebrenjve, Beogradi shfaqet me një tjetër “fytyrë”, duke dhënë një kontribut vullnetar lidhur me këtë operacion të nazistëve.

Studiuesi dhe gazetari Armand Plaka, ka sjellë në Facebook një konstatim me vlerë, edhe pse i referohet fakteve tashmë botërisht të njohura, duke na ofruar tri foto të rralla nga Arkiva Federale Gjermane dhe Muzeu i Holokaustit në SHBA, ku sidomos bie në sy ajo nga Beogradi i 76 viteve më pare, ku shfaqen hebrenj jugosllavë që regjistrohen nga policia vendase për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës.

Më poshtë postimi i plotë i Armand Plakës në Facebook:

Beograd, prill 1941: Hebrenj jugosllavë regjistrohen nga policia për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës.

Vini re se aty mungojnë plotësisht ushtarët gjermanë; Beogradi ishte qyteti i parë në Ballkan e madje në Europë, veç vetë Gjermanisë, ku kjo punë bëhej plot zell nga qeveria dhe policia vendase, ndryshe nga ajo “kolaboracioniste” shqiptare, e cila tashmë është vërtetuar se në asnjë rast nuk dha ndonjë urdhër dhe nuk mbikqyri aktivitete të tilla në territoret që ajo vetë zyrtarisht kontrollonte, as gjatë pushtimit italian, e as gjatë atij gjerman.

Beogradi ishte pikërisht qyteti i parë i cilësuar “Judenfrei” ( i çliruar nga hebrenjtë) në kontinent, një rekord ky që stonon 100% me rekordin shqiptar në kahje të kundërt me të, ku hebrenjtë jo vetëm u shpëtuan në masën 100%, por numri i tyre u rrit.

Fotoja daton vetëm pak ditë pas pushtimit zyrtar e marshimit pa luftë të trupave gjermane në Beograd më 12 prill 1941, çka e bën edhe më intrigues këtë fenomen.

Beograd, prill 1941: Hebrenj jugosllavë regjistrohen nga policia për t’u përcjellë më pas në kampet famëkeqe naziste të punës. Marre nga Arkiva Federale Gjermane

Prej kohësh është vërtetuar me dokumente, se veç individëve e familjeve shqiptare që strehuan e ushqyen hebrenjtë që kishin mundur t’i shpëtonin persekutimit në vendet fqinje, duke i shpëtuar ata në masën rekord 100%, vetë qeveritë “kolaboracioniste” shqiptare ushtruan me forcë në këtë aspekt të drejtën e tyre për neutralitet dhe madje penguan me urdhëra konkretë zbatimin e planeve naziste në lidhje me hebrenjtë në territoret ku ata ishin prezent.

Shqiptari Refik Veseli pozon me njerin nga djemte e familjes hebreje qe strehonte gjate L2B. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA
Nxenes te shkolles fillore ne Kavaje ne vitet 1942-43. Mes tyre gjenden edhe femije te familjeve hebreje jugosllave qe kishin ardhur ne Shqiperi per t’i shpetuar perndjekjes naziste ne kulmin e saj. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA
Familje hebreje e strehuar ne nje familje shqiptare gjate L2B. Marre nga Muzeu i Holokaustit, SHBA
Please follow and like us: