Albspirit

Media/News/Publishing

Moisiu, thirrje kundër bojkotit: 45% s’kanë interes për votën

Forumi Civil, një grupim intelektualësh, kërkoi që shqiptarët të marrin pjesë masivisht në zgjedhje. Sipas tyre, nga sondazhet e deritanishme rezulton se, 45 për qind e votuesve nuk kanë shfaqur interes për të marrë pjesë në zgjedhje.

Ish-presidenti Afred Moisiu tha se ekziston një klimë mosbesimi ndaj politikanëve, por puna e tyre – vazhdoi ai, – duhet gjykuar me votë.

“Mos e bëni gabimin që të mos shkoni në votim. Kështu do ta përkeqësoni më shumë gjendjen. Kështu do t’u lemë dorë të lirë atyre që kanë menduar më shumë për vete, sesa për popullin. Kështu do të ngarkojmë veten me një barrë më të rëndë kundrejt të ardhmes për fëmijët, nipërit dhe stërnipërit tanë”, tha ish-presidenti i Republikës, Alfred Mosiu.

Ndërkohë, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë kërkoi nga forcat politike dhe kandidatët, që të bëjnë transparencë mbi financimet e fushatës para ditës së zgjedhjeve.

“Në mungesë të një përballjeje idesh e vizonesh, ku kandidaturat parlamentare mbeten tërësisht nën hijen e siglave të subjekteve politike, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë u bën thirrje dhe u kërkon të 18 subjekteve zgjedhore dhe kandidaturave të tyre, që të kryejnë transparencën financiare”, tha Premto Gogo, Koalicioni i Vëzhguesve Vendorë.

Please follow and like us: