Spartak Ngjela: Antiamerikanizmi mori në Tiranë goditje mortale
Antiamerikanizmi mori dje në Tiranë një goditje thuajse mortale:
Ranë me radhë të gjithë antireformistët – liderët e PD-së, gazetarë dhe analistë, redaktorë, pronarë dhe kryeredaktorë televizionesh… Por edhe mbështetës të Athinës, Beogradit; Shkupit apo Moskes.
Por pati edhe një përfitues: për Metën votuan 800 maqedonas sllavë në Pustecit, sipas udhëzimeve të Gruevskit, sigurisht.
Këto zgjedhje i rrëzuan të dy: edhe Berishën edhe Bashën; dy kundërshtarët më seriozë të Reformës në Drejtësi.
Shqipëria e siguroi më në fund rrugën drejt Brukselit me ndihmën direkte të politikës amerikanë.
Tani, kryeministrit aktual fitues i zgjedhjeve, i bëhet vetëm një pyetje: a do të jeni në gjendje, zoti kryeministër, që bashkë me Reformën në Drejtësi të dish të koordinosh dy reformat e tjera të mëdha që i duhen Shqipërisë?
Reformën legale, dhe
Reformën politike.
Koha ka ardhur që asnjë forcë ë brendshme nuk e ndalon dot më ecurinë perëndimore të Shqipërisë.
Nuk ka fitore, aktualisht ka vetëm angazhim solemn për reformën shqiptare drejt moralitetit në qeverisje.
Këtë presin shqiptarët.
Garancia amerikane për suksesin e saj, tani është e sigurt.