Albspirit

Media/News/Publishing

Sherif Delvina: Antishqiptarizmi tradicional i Patrikanës së Stambollit

Lufta e gjate e papatit me Bizantin ne vendin e shqiptareve, si para epokes se lavdishme * te Skenderbeut ashtu edhe pas saj, nuk mori kurre forma te keqija. Per fanatizem nuk behet fjale ne keto vise, se nuk jane verejtur pengime fetare. “Kemi te dhena teqarta pohimi te simbiozes se paster ndermjet katolikeve e ortodokseve”, verente me kenaqesi M.Shuflai. Reposhi, vellai i Skenderbeut, u varros ne manastirin e kishes se Hilandarit, mbishkrimi i varrit e quan “Duke i Lirise” (Hopf. “Kronika”, f.295). Skenderbeun, papa e quajti “biri im…me trimi i gjithe princave katolike”. Qysh nga viti 1453 e deri ne shekujt e mevonshem, Patrikana e Stambollit kishte pushtet te plote mbi te krishteret e Ballkanit.

Nen juridiksionin e saj perfshiheshin arsimi, martesat, divorcer, familja, trashegimia. Patriku u shpall vezir ne rangun e nje pashai me tre tuje. Ai zgjidhej me ankand; kush i jepte me shume suUtanit, behej patrik. A.Vakalopulos ve ne dukje: “…U mbytne borxhe kasa e Patrikanes Ekumenike dhe dhenia e detyrave kishtare u be nje objekt arreveshjeje e trafiku. Ky shembull u shtri ne provincat,ku peshkopet merrnin para me anen e perfaqesuesve te pjeses qe aspironte peshkopaten ose detyren e priftit. Ishte mbreteria e simonise”. Peshkopatat u bene cifligje lakmish e ankandesh. Peshkopet ortodokse ushtronin pushtet fetar e shteteror. Per kete L.Stavrianos, ne “Ballkani pas 1453”, f.104, shkruan: “Peshkopet ortodokse funksiononin ne dioqezat e tyre sa si prefekte aq edhe si klerike”.Patrikana merrte nga sulltani dy detyra kryesore:1. Te gjithe te krishteret e Ballkanit te ushqenin urrejtje kunder Perendimit.2. Te mos lejonte te beheshin kryengritje nga popujt e Ballkanit kunder suUtanit. Pas marrjes seKostandinopojes u hodhen bazat e sundimit turko-grek mbi te krishteret e Ballkanit. Te gjitha keto qe thame me siper, nuk lejonin qe fryma e autoqefalise, qe kish filluar me “Perikopene e Ungjillit” ne shek.XV, te vijonte me tej. Po te mos kishin nje kishe autoqefale kombetare, shqiptaret mund te ckombetarizoheshin, sic ishte rasti i nje pjese te tyre ne Greqi e ne vende te ndryshme te ish-Jugosllavise. Prifterinjte, para se te vinin ne Shqiperi, pergatiteshin ne Malin e Shenjte Athos. Aty ata mesonin te kryenin sherbimet fetare dhe udhezoheshin te benin c’ishte e mundur qe besniket ortodokse te flisnin gerqisht. Qendra kulturore e Janines, e nxitur dhe e perkrahur nga Patrikana, bente cmos per greqizimin e shqiptareve ortodokse. Patrikana mund te hapte sa te donte shkolla greke kudo ku kishte te krishtere shqiptare. Ckombetarizimi i shqiptareve ishte ne rend te dites. Ne Himare shkollat greke ndeshen ne rezistencen e banoreve vendas. Me gjithe luften esistematike te Fanarit, te perkrahur nga turqit, himariotet hapen shkollat shqipe ne Vuno, Dhermi e ne Himare ne vitin 1637, me ndihmen e murgjve baziliane arbereshe te ardhur nga Kalabria, te cilat vazhduan rreth 100 vjet. Aty vinin nxenes te vegjel nga Lekuresi, Nivica, Shen Vasili, Lukova, Piqerasi, Kudhesi. Keto shkolla i mbylli perfundimisht, me urdher te Patrikanes, peshkopi i Himares dhe i Delvines me 1720. Ai hapi ne cdo fshat shkolla greke, duke i detyruar te iknin mesuesit e meparshem. Te fundit qe u larguan ishin arbereshet B.Matranga e P.Skiroi. Historiani grek K.Paprigopulos qorton Patrikanen e Stambollit se per neglizhence nuk mund te helenizonte te gjithe popujt e Ballkanit; ajo nuk perfitoi nga Situata jashtezakonisht e f avorshme qe i kishte lejuar Perandoria Osmane. Pas shpalljes se Hatihumajunit me 1856, i cili u njihte popujve te Perandorise Osmane barazine e arsimit ne gjuhen e tyre, shqipja perseri u ndalua te mesohej. Nen kryesine e Patrikanes vazhdoi greqizimi i shqiptareve. Thimi Mitkoja i shkruante F.Krispit me 1879: “Greket e Janines jane shqiptare te greqizuar dhe kjo kuptohet fare lehte nga menyra se si e flasin greqishten”. Faik Konica shenon: “Nje nder dredhite me te holla te grekeve, eshte ajo qe binden zyrtaret e larte te Stambollit me anen e korruptimit te nxirrnin nje qarkore qe ndalonte botimin e librave shqip”. Shekulli XIX eshte shekulli i luftrave per liri per popujt e Ballkanit kundra sundimit turk. Ata duhet te luftonin ne kete kohe ne dy fronte: kunder pushtuesve osnmane si dhe vefles se tyre te preferuar, Patrikanes. Ne programme Rilindjes sone Kombetare kerkohej emancipimi kombetar dhe shpirteror i shqiptrebve pa dallim feje. Por Parikana veproi si persekutore e atdhetareve ortodokse shqiptare. Per te gjuha, kisha dhe shkolla duhej te ishin greke dhe vete shqiptaret te quheshin greke. Ata duhej t’i nenshtroheshin ekuacionit: shqiptare+ortodokse=greke. Besimtaret qe vareshin nga Patrikana duhej te helenizoheshin: (helenizim=ortodoksizem). Njerezit e Patrikanes vrane Dhaskal Todrin, Naum Veqilharxhin, Pandeli Sotirin, papa Kristo Negovanin, Spiro Kosturin, etj. “Bashkepunimin e Rusise me Greqine e Patrikanes kundrejt Shqiperise dhe Epirit e udhehiqte identifikimi i interesave te tyre”. (E.Nikolaidhu, “Kriptokristianet e Shpatit” – Janine 1979). Patrikana rrezatonte papushim ide ultragreke ne Shqiperi. Dalloheshin ne ektekutimin e politikes antishqiptare me plot e perplot manipulime djallezore peshkopi i Janines, Sofroni, i Artes, Serafini, i gjirokastres, Anthimi. Kjo treshe e hierarkise fetare perbente boshtin qendror te luftes kunder Rilindjes sone Kombetare. Parulla e tyre tradicionale ishte “nje fe, nje atdhe”. Nga fundi i shek.XIX (ne vitin 1879) Patrikana greke e Stambollit leshoi ne qarkullim mallkimin e tipit mesjetar kunder abetares ne gjuhen shqipe. Ata qe manin dhe mesonin me abetare te tilla, cilesoheshin si heretike nga mitropoliti i Drinopullit, Anthimi. Ne kete kohe organi I fanarioteve dhe i patrikanes “Ylli i lindjes” rekomandonte qe leterqarkorja e Anthimit te lexohej me vemendje dhe, si e tille, te gjente zbatimin e vet ne praktike. Asaj i sherbyen grekomanet me parullen e mirenjohur: “Te gjithe ortodokset, pa marre parasysh se ku jetojne e c’gjuhe flasin, jane greke”. Ne kete kohe andartet vepronin me parullen: ne nje dore kryqin dhe ne tjetren thiken. Ne Korce librat e shkollat shqipe i mallkonte dhespoti i Korces, Filotheos Kostandinidhis e, me pas, pasardhesi i tij, Foti. Peshkopi grek Jakovi, qe nga Durresi ku kishte seline e tij, iu kundervu qeverise se Vlores me 1912. Ndersa mitropoliti grek i Korces, Jermanos Anastasiadhis, dhe ai i Gjirokastres, Vasilios Papkristos, u bashkuan me forcat pushtuese greke ne Shqiperine e Tugut. Qe t’i jepej fund veprimtarise antishqiptare te Patrikanes, duhej te formohej Kisha Ortodokse Autoqefale e Shqiperise. Themelimi i saj eshte i lidhur me emrin e F.S.Nolit. Me 8 mars 1908 u shpall ne Nju Jork Kisha Ortodokse Shqiptare me ne krye Fan Nolin. Ndersa ne vitin 1919 kisha shqiptare ne SHBA u be Peshkopate Autoqefale. Keto dy akte qene vendimtare per formimin e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Sipas porosise se Nolit, ne Shqiperi u be shqiptarizimi i kishes, nisi perdorimi i gjuhes shqipe ne kishe, u zevendesuan epitropetm psaltet, ata qe ndiznin kandUat, si dhe sherbetoret dhe sherbetoret e kishave me shqiptare te zgjedhur nga patriotet. Debimi i kater mitropoliteve greke nga Korea, Gjirokastra, Berati e Durresi per veprimtari antishqiptare lehtesuan themelimin e Kishes Ortodokse Autoqefale. Shpirti, truri dhe zemra e kesaj kishe ishte Fan Noli. Megjithese Noli u largua per pak kohe ne Gjeneve per te mbrojtur interesat e Shqiperise, ai mbeti themeluesi i kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Prandaj kisha jone quhet kisha e Fan Nolit. Noli punoi me kleriket patriote dhe me intelektualet e shquar ortodokse. Me 11 shtator te vitit 1922, ne Kongresin e Beratit u shpall Kisha Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Ajo u sanksionua ligjerisht me miratimin e Statusit te saj me 4 dhjetor te 1923. Po ne ate” vit, Noli, pasi u shugurua peshkop, mori ne dore kryesine e Kishes Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Mirepo Patriarkana vazhdonte te mos e njihte. Me 1927, si kusht per njohjen e autoqefalise, ajo kerkoi te drejten e emrimit te metropoliteve dhe te anetareve te sinodit. Me nje fjale, donte drejtimin administrativ te Kishes Shqiptare. Keto kerkesa u hodhen poshte me te drejte, sepse cenonin pavaresine e Kishes Shqiptare. Me 15 qershor te vitit 1929 u mblodh Kongresi i I i Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise. Ai miratoi Statusin e perhershem te vitit 1929 te KOASH-it. Ky status pasqyronte traditat e vecanta kombetare te Kishes Ortodokse Autoqefale te Shqiperise dhe dogmat universale te ortodoksizmit. Ne artikullin 16 te ketij statusi kerkohet qe kryepeshkopi e gjerarkia e larte kishtare te jene me nenshtetesi, gjak e gjuhe shqiptare. Me kete Status nuk lejohet nderhyrja e Patriarkanes Ekumenike ose e cdo kishe tjeter ne Kishen Ortodokse Autoqefale Shqiptare. Qendresa e Qeverise Mbreterore, e popullit shqiptar dhe, sidomos e ortodokseve te Shqiperise ndaj nderhyrjeve e presioneve te Patriarkanes, bene qe Patrikana e Stambollit me 12 prill 1937 te leshoje tomin e Sinodit te Patriarkanes Ekumenike me numer 609, me te cilin njohu boterisht Kishen tone. Kjo njohje qe nje miratim i padiskutueshem i Statutit te vitit 1929, themel i te cilit eshte artikulli 16 i ketij statuti. Tomosi numer 609 perfundon:”Gezuar te shenjten moter, Kishe Autoqefale Shqiptare!” Ne vitin 1991 Patrikana e Stambollit emeroi pa te drejte Janullatosin si eksark dhe ne gusht te vitit 1992 si kryepeshkop. Kjo u sajua nga Patrikana per te likujduar autoqefaline e kishes sone. Zgjedhja e Janullatosit si peshkop i Andruces, anetar i Sinodit te Shenjte te Greqise, shok e bashkepunetor i metropolit vorioepirot, Sebastianos, ne Sinodit e Shenjte te Elades si kryepeshkop i Shqiperise na ben te mendojme: Ku po vemi!? Patrikana dhe njerezit e saj po perpiqen te vecojne muslimanet nga te krishteret si dy popullata me vete dhe rivale. Ata udhezojne vartesit se pergjegjes te cdo fatkeqesie ne Shqiperi te nxirren muslimanet. Kurse Noli na meson se kane dale njerez te keqinj nga radhet e te dy paleve. Prandaj me te drejte kumbojne sot teper aktuale fjalet e tij:”Ruhuni nga kisha e Satanait, Patrikana e Stambollit!” Ka ardhur koha qe ti degjojne keto fjale te gjithe shqiptaret, pa dallim partie e perkatesic fetare dhe te kerkojme venien ne vend te nenit 16 te Statusit te KOASH-it, te vitit 1929, qe i mbylli porten nderhyrjes se Patrikanes. Projektligji mbi fene, qe se afermi do te diskutohet ne parlament, likuidon padrejtesisht nenin 16. Ne kete projektligj kerkohet qe kryetaret e komuniteteve fetare ne Shqiperi te jene nenshtetas shqiptar qe ne lindje. Po te aprovohet ky nen, perjashtohet diaspora. Keshtu, sipas ketij neni, edhe Fan Noli nuk do te kish pasur te drejte te behej Kryepeshkop i Shqiperise. Une mendoj qe ne kete nen te thuhet se kryetaret e komuniteteve fetare te jene me kombesi shqiptare se bashku me gjerarkine e larte fetare. Ky ligj nuk prek minoritetin grek te vendit tone. Ata kane te drejte te kene liturgjine e tyre ne gjuhen amtare si dhe prifterinjte e vet. Noli ia perkushfoi atdheut tone gjithe gjenialitetin e tij me kryevepren e tij, themelimit te Kishes Autoqefale te Shqiperise, se bashku me liturgjine qe perktheu. “Autoqefalia Ortodokse Shqiptare”, Nr. 7,1994.

Prill 2006

Please follow and like us: