Albspirit

Media/News/Publishing

Mentor Kikia: Drama e madhe e shoqërisë

Drama e madhe e shoqërisë. 16% e adoleshentëve përdorues droge.
Kultivimi i kanabisit ka rënë ndjeshëm këtë vit. Kështu thotë policia jonë dhe kjo mund të jetë plotësisht e vërtetë. Por Instituti i Shëndetit Publik thotë se rreth 16 % e adoleshentëve(15-16 vjecarë) janë ndërkohë përdorues të rregullt hashashi dhe drogave te tjera me te forta. Kultivimi i drogës masiv i nuk është thjeshtë një problem kriminal, por para së gjithash një problem i madh social dhe ekonomik. Ai nuk na nxiu faqen nëpër botë si vend narkotrafikant, por na nxiu, na kriminalizoi ekonominë dhe shoqërinë. Kanabisi eshte nje mall qe sigurohet tashme lehte dhe lire. Kultivimi mund të ndalohet apo zbutet me operacione policie, por shoqëria nuk mund të shërohet me operacione policie.
Statistikat mbi numrin e bimëve të shkuluara apo të mbjella(më pak) sivjet, nuk mund të tunden si defterë suksesi derisa fëmijët këtu po shndërrohen në vartës të drogës nga dita në ditë, gjithnje e me shume. Ky është problem dhe për këtë duhet të bërtasin nëpër konferenca zyrtarët e policisë.
Shoqëria jonë është prekur tashmë deri në palcë nga kjo sëmundje që vazhdon të përhapet si kancer në trupin e saj

Please follow and like us: