Paralajmërimi i frikshëm i Koresë së Jugut: Kim Jong Un lëshon një tjetër raketë të shtunën
Koreja e Jugut pritet të testojë një tjetër raketë balistike, këtë të shtunë. Lajmi është bërë i ditur nga kryeministri i Koresë së Jugut.
“Situata është shumë serioze- paralajmëroi kryeministri koreanojugor. Një tjetër raketë ndërkontinentale e Koresë së Veriut pritet të testohet të shtunën e ardhshme, 9 shtator, kur regjimi komunist feston përvjetorin e pavarësisë së vendit”, është shprehur kryeministri Lee Nak-yon në një deklaratë për shtyp.
CNN raporton se kufiri i Koresë së Veriut është mbushur me tanke dhe makineri të tjera ushtarake mes frikës së luftës me SHBA-në.
Ndërkohë tanket dhe armë të tjera të rënda janë zhvendosur në kufirin e kombit komunist me Korenë e Jugut.
E gjithë bota është nën alarm pasi të djelën e kaluar, lideri suprem i Koresë së Veriut dha urdhrin për shpërthimin e një bombe me hidrogjen.