Albspirit

Media/News/Publishing

Ida Nurçe: Grua e tradhëtuar?!

 

 

Nuk e ka fajin mashkulli për këtë pjesë, jo. Fajtore je vetëm ti, femër! Faji është komplet i yti dhe i askujt tjetër!

Ti nuk zgjodhe të bësh një shkollë, nuk zgjodhe të vuash dhimbjen e te qenurit studente, nuk zgjodhe zvarritjen e gjetjes të një pune, nuk zgjodhe dhimbjen e të ndërtuarit të vetes tënde, nuk zgjodhe bukurinë e të qenit zot i vetes. Ti nuk zgjodhe asnjërën nga këto, por zgjodhe dikë tjetër të ishte udhëheqësi yt, zgjodhe një burrë.

Zgjodhe një mashkull të të mesonte ato çka duhet të të mësonte jeta; zgjodhe një mashkull të punonte për ty; zgjodhe një mashkull të të jepte për të ngrënë; zgjodhe një mashkull të ishte zot i yti.

Dhe ti ia shperbleve atij duke i dhuruar fëmijë, duke pastruar shtëpinë dhe duke i gatuar ato që të sillte ai.

Çfarë bëre tjetër?! Asgjë. Sepse ti nuk e di, që një mashkull do një shoqe, do një të dashur, do një grua, do një mbështetje për gjithcka. Ti ngurove t’i mësoje këto gjëra, sepse deshe thjesht një burrë, që të ishe mirë ti. U tregove egoiste.

Po burri, ku do i gjejë ato gjëra që ai i kërkon, kur ti nuk ia jep?! Sigurisht te ndonjë femër tjetër, të cilën e mban të fshehtë, ama e cila i jep cdo gjë që ti nuk di t’ia japësh. Ndoshta nuk dëshiron ta bëje këtë gjë, por sigurisht që edhe ai është egoist, do të ndjehet i plotësuar. Dhe vijmë te tradhëtia. Nuk është faji i tij, gjilpërën ktheje nga vetja!

Sigurisht ka edhe meshkuj që nuk tradhëtojnë, edhe pse nuk janë të plotësuar, ama i përkasin një klase të njerëzve me moral të lartë, me një intelekt tjetër dhe mbi të gjitha me një ndjenjë njeriu. Këta meshkuj janë të rrallë, ama ekzistojnë. Janë për t’u admiruar por edhe kaq për të ardhur keq, sepse nuk kanë fatin e të qenit të lumtur. Ndjej dhimbje për ta dhe neveri për ato gra që nuk dinë të sillen me ta.

Është fat i madh të kesh një burrë të tillë. Kush nuk do donte ta kishte?! Ndaj e dashur femër, merr por edhe jep! Atje jashtë ka shumë, që do donin të kishin atë që ke ti, prandaj kujdesu me dashuri dhe jo me intriga, sepse dhimbja e tradhëtisë pastaj është shumë më e rëndë se egoja për të qenë mirë me veten.

 

P.S.: Dedikim për ata burra, që nuk tradhëtojnë. Shumë respekt!

Please follow and like us: