Albspirit

Media/News/Publishing

Maqedoni, plagoset kandidati shqiptar për kryetar të Kërҫovës

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në Maqedoni. Mësohet se kandidati për kryetar të komunës së Kërҫovës, Alit Abazi është plagosur me armë zjarri  nga persona ende të paidentifikuar.
Mediat maqedonase raportojnë se përveҫ Abazit i plagosur ka mbetur edhe shefi i shtabit të tij Destan Abdiu. Kjo situatë e rëndë vjen disa ditë para zgjedhjeve lokale në Maqedoni.

Please follow and like us: