Horoskopi, 6 tetor 2017
Dashi
Ditë e mbushur me momente të lumtura kjo e sotmja për të dashuruarit. Do ndiheni për mrekulli pranë partnerit/es dhe do përjetoni kënaqësi të papërshkrueshme. Beqarët duhet ta lënë veten të lirë dhe të bëjnë atë që do iu thotë zemra. Në planin financiar do ndizet sinjali i alarmit për shkak të shpenzimeve marramendëse që do kryeni. Kujdes.
Demi
Jeta sentimentale e çifteve do jetë e mirë sot, prandaj mund t’i kushtoni edhe pak më tepër vëmendje profesionit. Partneri/ja do ju kuptojë dhe do iu mbështesë gjithë kohës. Beqarët edhe pse do lodhen së kërkuari nuk do arrijnë ta gjejnë princin e tyre të kaltër. Plutoni do iu sjellë fat në planin financiar.
Binjakët
Beqarët do jenë më të privilegjuarit e kësaj dite. Mundësitë për takime emocionuese do jenë të mëdha dhe ka shumë gjasa që të fillojnë menjëherë histori dashurie. Çiftet do e kenë sërish të vështirë ta përmirësojnë marrëdhënien dhe debatet do vazhdojnë. Në planin financiar situata mund t’iu dalë jashtë kontrollit, kujdes.
Gaforrja
Nëse jeni në një lidhje duhet të tregoheni shumë të kujdesshëm gjatë kësaj dite. Të shumtë do jenë personat që do kërkojnë t’iu prishin punë. Për beqarët do jetë Jupiteri planeti më i favorshëm. Ai do iu krijojë mundësi të shumta për takime të mrekullueshme. Në planin financiar duhet të mendoheni dy herë para se të hidhni çdo hap.
Luani
Nëse doni që lidhja juaj të shkojë sa më mirë duhet t’i shprehni edhe më tepër ato që ndjeni sot. Partneri/ja do bëjë të njëjtën gjë në mënyrë që ju të ndiheni të dëshiruar. Beqarët për fat të keq nuk do arrijnë ta gjejnë as sot atë që kanë ëndërruar. Financat që sot do fillojnë pak nga pak të stabilizohen.
Virgjëresha
Tregohuni paksa më të hapur me partnerin/en tuaj sot dhe mos u mundoni për asnjë moment të kopjoni historitë e dashurisë të filmave tuaj të preferuar. Beqarët do kenë takime premtuese me persona të veçantë. Shfrytëzojini këto mundësi! Financat do jenë gjithë kohës të ekuilibruara.
Peshorja
Akrepi
Edhe pse në një lidhje do ndiheni shumë të vetmuar gjatë kësaj dite. Partneri/ja do iu lërë shumë pas dore duke u marrë me çështje më të rëndësishme. Për beqarët do ketë jo vetëm takime, por edhe dashuri me shikim të parë. Financat në përgjithësi do jene të mbrojtura, por gjithsesi me shpenzimet mos e teproni.
Shigjetari
Do ngrini pikëpyetje të shumta gjatë kësaj dite mbi atë që keni në krah për shkak të sjelljes së tij kohët e fundit. E mira do ishte të flisnit qetësisht dhe t’i sqaronit gjërat njëherë e mirë. Beqarët më mirë që qëndrojnë edhe sot vetëm sepse ende nuk është momenti i duhur për të hedhur hapa. Ne planin financiar situata do mbetet e njëjtë.
Bricjapi
Edhe nëse partneri/ja ju bën ndonjë kritikë të ashpër mos iu hidhni menjëherë në fyt, por mundohuni të kuptoni përse ai e ka bërë këtë gjë. Kontrollojeni në çdo moment edhe sjelljen tuaj nëse nuk doni të keni probleme serioze. Beqarët do kenë nevojë për më tepër siguri para se të fillojnë një lidhje. Në planin financiar nuk do keni për çfarë të qaheni.
Ujori
Jeta juaj në çift nuk do ketë shumë vështirësi gjatë kësaj dite, megjithatë nëse doni të ruani një klimë sa më të ngrohtë, mendoni t’i bëni ndonjë surprizë të këndshme partnerit/es. Beqarët duhet t’i marrin gjërat shtruar dhe të mos fillojnë një lidhje me personin e parë që do takojnë. Financat do jenë inkurajuese dhe aspak problematike.
Peshqit
Ditë e mbushur me pasion të zjarrtë kjo e sotmja për të dashuruarit. Do përjetoni emocione pa fund në krahët e atij që dashuroni dhe do siguroheni se ai është personi i duhur për të kaluar jetën. Beqarët nuk duhet t’i besojnë tërësisht personave që në takimin e parë. Financat duhet t’i riorganizoni sa më parë që situata të përmirësohet.