Albspirit

Media/News/Publishing

Ambasadori anglez: Do sekuestrojmë asetet kriminale të shqiptarëve

Ambasadori britanik në Tiranë, Duncan Norman ka paralajmëruar sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale shqiptare në Britaninë e Madhe. Gjatë një vizite në Dibër, Norman ka deklaruar se paratë që fitohen nga krimi në Britaninë e Madhe investohen në Shqipëri. Sipas tij, autoritetet shqiptare dhe ato britanike do bashkëpunojnë për bllokimin e pasurive të krimit të të gjithë të skeduarve për veprimtari të paligjshme.

“Kemi pasur një bashkëpunim të mirë me autoritetet shqiptare, me Ministrinë e Brendshme, për të adresuar sfidat e përbashkëta, duke ofruar mbështetje konkrete për disa institucione. Gjatë takimit të Ministrit të Sigurisë së Britanisë së Madhe Ben Ëallace me ministrin e Financave, u diskutua për sekuestrimin e aseteve të grupeve kriminale që operojnë në Angli dhe investojnë në Shqipëri. Duhet bashkëpunim i mirë me autoritetet shqiptare. Kemi bashkëpunim shumë të mirë me Ministrinë e Brendshme”, u shpreh Norman.

Ambasadori britanik theksoi gjithashtu se 60% e shqiptarëve në Angli vijnë nga veriu i Shqipërisë, të cilët janë në vëmendje të autoriteteve britanike për krime të ndryshme. Norman ka përmendur tre rajonet të cilat kanë më shumë emigrantë në Britaninë e Madhe.

“60% e shqiptarëve që vijnë në vëmendje të autoriteteve britanike për çështje të emigracionit apo aktivitete kriminale vijnë nga tre rajone në veri të Shqipërisë; Kukës, Dibër e Shkodra, zona që përbëjnë 15% të popullsisë së vendit”, ka thënë Norman. Ambasadori britanik në Tiranë u ndal edhe te zbatimi i reformës në drejtësi me qëllim forcimin e shtetit ligjor. “Reforma në Drejtësi është me rëndësi në Shqipëri. Luftë jo vetëm krimit por edhe tërheqjes së investimeve të huaja. Ne presim të shohim zbatimin e Vettingut”, vijo ai.

Please follow and like us: