Albspirit

Media/News/Publishing

Mblidhet tryeza opozitare, Kryemadhi në krah të Bashës, merr pjesë edhe Kokëdhima

Paraditen e së mërkurës u mblodh tryeza opozitare e paralajmëruar nga kreu i Partisë Demokratike, Lulzim Basha, një ditë më parë, pas zhvillimeve të fundit në lidhje me dosjen “Habilaj”.

Në takimin mes Lulzim Bashës dhe Monika Kryemadhit janë të pranishëm edhe Oerd Bylykbashi, Genc Strazimiri, Edmond Haxhinasto dhe Petrit Vasili, si dhe kryetarët e partive të vogla opozitare parlamentare dhe joparlamentare.

Në takim merr pjesë edhe kreu i Partisë ZGJIDHJA, ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima. Ky i fundit kërkoi dje dorëheqjen e Ramës dhe arrestimin e Tahirit.

Monika Kryemadhi dhe kreu i grupit parlamentar të LSI-së, Petrit Vasili ishin mbrëmjen e së martës në selinë e Partisë Demokratike për një takim me Lulzim Bashën dhe Edmond Spahon. Mësohet se takimi ka zgjatur rreth 40 minuta

Please follow and like us: