Albspirit

Media/News/Publishing

Dr. Mikel Nakuçi: Pickimi nga insektet, një nga diagnozat më të vështira në dermatologji

Punctum insecti. Pickimi nga insektet. Një nga diagnozat më të vështira në dermatologji.

Diagnosa e pickimit nga insektet është një nga diagnozat më të vështira në dermatologji. Jo për faktin se dermatologu e ka të vështirë të vërë këtë diagnozë, jo. Edhe jo për faktin se mund të transmetojnë sëmundje të tjera. Bëhet më e vështira se është diagnoza më e vështirë të besohet nga pacientët. Shpeshherë nuk besojnë dhe largohen me dyshim. Përveç pickimit nga mushkonjat dhe grenxat ose bletët, pickimet nga insektet e tjera në pergjithësi nuk besohen. Kjo edhe për faktin se kuadri klinik është shpesh i njëjtë pavaresisht nga insekti. Pra nuk mund të thuash se cili lloj insekti ka bërë pickimin. Në përgjithësi ështe një puçër (papul) e skuqur dhe me një pikë në qendër që tregon vendin e pickimit. Por mund të jetë vetëm një fluckë me ujë (vezikul) ose herë të tjera një skuqje dhe edemë në një sipërfaqe më të madhe. Shpesh janë të grupuara ose në vijë lineare që tregojnë se insekti ka levizur mbi lëkurë dhe ka bërë disa pickime njëri pas tjetrit. Dhe shpesh shoqërohen me kruajtje të forta. Nga ana tjetër ka insekte që dallohen me veshtirësi me sy të lirë. Dhe gjithmonë perpara teje është një i sëmurë i cuditur, dhe që largohet i pa bindur për mjekimin që do te marri.
Kështu erdhi për vizitë një grua me femijën e saj. Fëmija paraqiste pickime nga insekti dhe kruhej shumë. Mbasi e pyeta a kishte obor në shtëpi, lule brenda shtëpisë ndonjë depo me gjëra të vjetra etj, i dhashë mjekimin. Më tha faleminderit, por nuk dukej entuziaste. Pas një muaji vjen prapë dhe më thotë që gjendja është e njëjtë.
– Me mjekimin largohen puçrat, por dalin të reja. Mos ështe ndonje arsye tjetër dhe jo pickimet se unë i kam zjerë të gjitha rrobat, lule brenda në shtepi dhe oborr nuk kam.
– Jam i bindur për diagnozën dhe mendoj se kontakti me insektin vazhdon prandaj dalin elementë të rinj.
Megjithëse tha faleminderit, kësaj here u largua me një shprehje të thellë mosbesimi në fytyrë. E gjithë pamja tregonte se nuk besonte asnjë fjalë nga ato që i thashë. Mendova se pacientja nuk do të vinte më tek unë dhe do të shkonte tek mjekë të tjerë. Dikush do të më thoshte: “jepi ca analiza që të duket se po merreshme të, që të mos largohet e pakënaqur”. Fatkeqësisht gjëra të tilla nuk mund t’i bej. Më mirë të iki i sëmuri se të rrijë dhe unë të tallem me të. Dhe me të vërtetë për një kohë nuk erdhi. Ishte sezoni i verës dhe mendova se ose është shëruar ose ka shkuar në mjek tjetër. Por nuk ishte e thënë. Mbas pushimeve të verës vjen përsëri dhe kësaj rradhe fare e pakënaqur.
– Doktor – më tha – Vazhdojnë prapë pucrat. Duhet të jetë me siguri dicka tjetër. Unë shkova tek dermatologu në Marok, më dha një mjekim dhe ikën të gjitha. Një muaj atje nuk kishte gjë dhe sapo erdhëm këtu filluan prapë. Dua të më japesh ilacin që më dhanë në Marok.
– Fakti që më thua, për mua vërteton edhe një herë që shkakrari ndodhet në ambjentin ku jetoni. Pra besoj se është pickim nga insektet. Dhe nuk do të shërohet me asnjë mjek deri sa insektet vazhdojne ta pickojnë.
Kësaj rradhe nuk foli fare, dhe u largua e vrenjtur ne fytyrë.
Pas një jave sapo fillova punën në mëngjes dhe po shihja listën e takimeve qe kisha ate ditë. Në listë më zuri syri emrin djalit në fjalë.
– Oh – thashë me vehte – do të duhet prapë që t’i mbush mëndjen që duhet të kërkoje dhe të pastrojë shtëpinë.
Hapet dera dhe futet në kabinet gruaja në fjalë por në fakt në të kundertën e asaj që kisha menduar unë ishte shumë e qeshur.
– Doktor – me tha- kishe të drejtë. E gjeta se c’farë e pickonte djalin tim. Burri kishte blerë një dollap të vjetër dhe në të kishte disa insekte që une nuk i dalloja se dilnin vetem natën. Një dite që u ngrita natën i pashë që dilnin nga dollapi. Ja doktor ju a solla edhe ju t’i shihni. Këtë takim e morra vetëm për të treguar se i gjeta. Të falenderoj dhe më fal se mund të të kem shqetësuar me dyshimet e mia.
I kishte sjellë në një tas plastik të m’i tregonte dhe unë i bëra një foto të cilën ju po e shikoni.
E si përfundim dua t’ju them: Besoni më shumë tek mjekët. Sidoqoftë dinë dicka më shumë se ju.

————————

KLINIKA
Rruga e Kavajës. Tek ish Parku i Autobuzëve.
Mbi Condor Center
TELEFONA
+355(0)48860239
Celular
+355(0)683017090
682255298

Fotografia e Mikel Nakuci

Fotografia e Mikel Nakuci

Fotografia e Mikel Nakuci

Fotografia e Mikel Nakuci

Please follow and like us: