Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Baka në dosjen Habilaj/Këngëtari: Si i njoh dy vëllezërit

Në përgjimet ambientale mes Maridian Sulajt e Mariglen Alimuçajt përmendet edhe emri i këngëtarit të njohur shqiptar, Ylli Baka. “Të dy flasin edhe për Ylli Bakën që e përdor si gjithë të tjerët”, thuhej në dosjen e italianëve. Sakaq, Ylli Baka ka folur për newsbomb.al duke sqaruar lidhjen e tij me Habilajt. “I kam fansa, kanë qenë kudo nëpër koncerte. Kam qenë në dasmën e vëllait të vogël të Habilajve, kjo është lidhja e vetme”, ka thënë Baka. I pyetur se pse e kanë përmendur në atë bisedë dy trafikantët e drogës, këngëtari i dashur për publikun shqiptar sqaron dhe thekson se e gjitha lidhet me muzikën e tij. “E pëlqejnë muzikën time. Më kanë thirrur nëpër festa, gëzime familjare. Unë kam shkuar siç shkoj kudo”, shprehet Baka paksa i surprizuar që emri i tij gjendet në dosjen e italianëve
Please follow and like us: