Astrit GJUNKSHI: Mali i dritës
Poemë kushtuar shkrimtarit të madh Ismail Kadare, në 80 vjetorin e lindjes
1.
Njeriu i ri ishte kryefjala,
koha kur tradita rrënjësh duhej shkulur,
Shqipëri e kuqe të ngrihej kala,
idolet e shkuar duheshin harruar.
Intelektualët në Perëndim shkolluar,
ishin nga të parët të eleminuar.
Përbënin rrezik, sillnin qytetërimin
e Evropës plakë dhe kapitalizmin.
Të gjithëme njëzë dhe jo mendim ndryshe,
Partia e dinte ku do shkonte vendi.
Partia ish Dielli qëdritën na jepte,
ishte vetë zoti, nasundonte mendjen.
Shoqëria u mbyll nga përndjekja, frika,
sy dhe gojë mbyllur, përgjimi si hija.
Histori e re shpërfilli traditën,
izolim si nata përshkonte gjithë jetën.
2.
Kur Dielli Parti që po na verbonte
si fanar nëBotë hiqej se ndriçonte,
njëmajë e lartë mali rreze drite derdhi,
në errësirën e natëssi mesazh argjendi.
Dhe tufa e dritës si një shpatë ngjante
Gjenerali i Ushtrisë së Vdekur aty vezullonte.
Kombi që nga Dielli ishte si i ndrydhur,
fjalët e një djaloshi lexoizemër dridhur.
Kokën lart, drejt Malit, filloi të mendohej.
“Histori e jonëveç e re të ishte;
dhe mendimi ndryshe fare vlera s’kishte?”
Skeletet në qese, shpirtrat kishin prekur.
Mesazhi i dukshëm: pushtuesit lënë kockat.
Por mesazh i dytësikur rrinte fshehur:
mish e dhjamra zhduken, porse kockat mbesin.
Rendet shkojnë e vijnë, por popujt nuk vdesin.
Përballësistemit, bëhukockë e fortë,
njeri të bëjnë veprat dhe jo megafonët.
Premtime kariere, shërbime kërkojnë,
të bëjnëvegël lehtë, krejt të tjetërsojnë.
Pastaj tufë e dritës filloi tëforcohej,
dritë e saj u shtua, bebet në sy zgjeruar.
Në errësirën e natës,më shumë mendje zgjuar.
Kronika në Gur, dritë nga i ngurti qytet,
dritë i shtoi Malit për popullin e thjeshtë.
Forca ish e popullit, në gur mishëruar
jo e perëndive mbi Olimp tëulur.
Histori e madhe popullin kish hero,
prijësit e mëdhenj edhe të ngurtëprinin.
Bëhu gur i rëndë, mos u tjetërso,
se guri i lehtë humbet drejtpeshimin.
Ja Kështjella erdhi – evokim qëndrese,
vërtet ndaj pushtuesit, por dhe ndaj rregjimit.
Dhe Mali dritë hidhte
mëtëfortë prej qiellit.
Kështjellësublime e traditës së ndritur,
përballëmediokres veshur si e re,
e re e vërtetë mbi traditën ngritur,
ashtu porsi majat ngrihen përmbi male.
Të shkulet e vjetra si Prilli i Thyer,
por traditë e mirë duhet përtërirë.
Në histori themelet, mbi të katet hidhen,
e fortëkështjella kur mirë gjërat lidhen.
Dhe Mali i Dritës gjithnjë më shumë ndrinte.
Me shumë etje njerëzit,
pas Diiellit të nxehtë të ditës,
prisnin dritën e Malit si mesazh të vinte.
3.
Djalosh i menduar, që me Malin-Dritë
mesazhe dërgonte, tashmë burrëruar,
duhej të kujdesej Diellin mos zemëronte
dhe gjysmë ndriçuar mbeti, fort i detyruar.
Në gjysmë tëtij, Mali i ndriçuar,
gjysma tjetër gri, e zbehtë, pa shpirt.
Nëgjysmën me dritëPërbindëshii përçudnuar,
me Pashallarë tëKuqrrethuar
në tëMalit dritë.
Në gjysmën e zbehtë dukej Dimri i Madh,
me Malet e lartë ashtu tëMenduar ….
Gjysma e ndriçuar, për njerëzit shpresë.
Ndërsa gjysma gri si pasqyrë mbulesë,
karrotë për udhëheqjen me roja rrethuar.
Dhe njerëzit e dinin, përtej majës së Malit
shkrimtari si dritëshumë mistere mbante.
Dhe gjysmë ndriçuar, nëpër errësirë,
në mendjen e popullit Mali ndriste mirë.
4.
Dhe erdhi një ditë, kur Diell i Partisë,
u zbeh, u harrua prej demokracisë.
Ahere dhe Mali mesazh të plotë mori.
Burri porsi drita kish mbajtur pas Malit
enigma të tjera, si dritë i nxorri.
TashmëMali-Dritë, i lirë dritën hidhte,
në rrugë të Evropëspopullimirëtëshihte.
Eh, rrugë e Evropës doli e vështirë!
Burri porsi drita, me mendje të hapur
fatet e atdheut kritik i vëzhgonte,
antenat e Botës i drejtonte Malit,
që n’ekran tëMalit kombi t’i lexonte.
Bota duhej bindur se për popull tëlashtë,
djepi i kulturës, gjuhës së perëndive,
që nga kohë Pellazgenë kohë Ilirie,
ish rikthim në Evropënjë borxh historie.
Komb i stërmunduar nëshekuj të gjatë,
të vinte në Evropë, të shpaloste vlerat
dinjitoz të shkonte. Veset, prapësitë
duhej domosdo t’i hidhte në plehra.
Por ujqër të uritur, armiq shekullorë
ngastepat larg ardhur, kobshëmulërinin,
nga Mali mesazhet kërkonin të çirrnin.
Bota të dëgjonte se komb musliman
në Evropë, jo,nuk duhej pranuar,
ishte terrorist, duhej masakruar.
Burri sidritë Mali, mesazher i kombit,
mesazhet e Malit, Botës i përcillte,
me të vërtetën e lashtë pellazgo- ilire
njerëzimin njihte.
Mafias së historisë maskën ia griste.
Dhe erdhi Kosova. Mesazh Perëndimit:
Shqiptari i lashtë, shqiptar i dhunuar
nga çakejtë gjakosur, nga rregjim i krimit,
shpejt duhej shpëtuar djep i qytetërimit.
Perëndimi foli dhe ashpër veproi,
leksion historie dhunuesve u mësoi.
Dhe kombi bashkuar, si njëherë qëmoti,
me Evropën nënëjepte merrte vlera,
më hapa të matur osmozën vijonte ,
porse nga vetvetja mbeti mbyllur dera.
5.
Më shpejt duhet të ecni, çoi mesazh Mali
përçarjen godisni që keni përbrenda.
Ju mos u mashtroni nga Diejt e rinj
të lindur si kopje e ish Diellit Parti.
Kombi përparon dhe të ardhmen ndjek
Mesazhet e Malit i lexon përditë,
korrigjon vetveten bëhet më i mirë,
krenar për të Birin që mesazhet jep.
Mesazhet e Burrit, nga maja e lartë,
i lexon dhe Bota në veprat-yje të tij,
tituj vlerësime i kanëvënë kurorë,
kurorë drite qark Malit për birin gjeni.
Pyesin të gjithë: Nobelin pse s’i japin; s’e ka merituar?
Ai e ka marrë: midis yjeve-vepra
Nobeli qëndron si materie errët. Pret për t’u zbuluar.
Dihet që shumë zgjasin enigmat e mëdha…
Tiranë, 10-21 Prill 2016