Albspirit

Media/News/Publishing

PS, raport për mbrojtjen e Tahirit

Zbardhet raporti rekomandues që deputetët e mazhorancës, anëtarë të Këshillit për Rregulloren, Mandatin dhe Imunitetin, i kanë dërguar Kuvendit, për kërkesën e Prokurorisë së Krimeve të Rënda për ish-ministrin e Brendshëm, Saimir Tahiri. Kërkesa e Prokurorisë konsiston në dhënien e autorizimit për arrestimin e deputetit Tahiri, si dhe kontrollin personal dhe të banesës së tij.
Por në raportin 23-faqësh të mazhorancës, thuhet se “nga shqyrtimi i kërkesës së organit të akuzës, relacionit përkatës dhe provave të paraqitura shpjegimeve të dhëna gjatë mbledhjes që realizoi Këshilli, rezultoi qartësisht se nuk ekzistojnë dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të përligjur dhënien e autorizimit për masën e arrestit ndaj deputetit Saimir Tahiri”.
Sipas mazhorancës, “në materialin prej më pak se 5 faqe, por edhe gjatë sqarimeve të dhëna në mbledhjet e Këshillit, organ i akuzës nuk mundi të argumentojë përfshirjen e deputetit Tahiri në veprimtari kundërligjshmërie, dhe nuk paraqiti asnjë indicie, fillim provë apo provë që të krijonte bindjen tonë se ka dyshime të arsyeshme dhe të bazuara për të autorizuar vijimin e procedurave për masën ekstreme të arrestit ndaj deputeti Tahiri”.
Sipas deputetëve të mazhorancës, Këshilli nuk mund të shqyrtojë provat dhe faktet, gjë që i takon Gjykatës, duke shtuar se Kuvendi nuk mund të cenojë ndarjen e pushteteve.

Please follow and like us: