Albspirit

Media/News/Publishing

U akuzua nga Rama, tani nënkryetare bashkie

Vetëm pak javë më parë Edi Rama bëri publike një listë me pak më shumë se 100 emra, drejtues institucionesh të denoncuar si të korruptuar. Në atë listë kishte shumë emra të njohur, por edhe drejtues të institucioneve rajonale. Një prej tyre ishte edhe Bruna Mersini, drejtoresha e Spitalit të Vlorës, e cila ishte e 61-ta në listën e zezë të Edi Ramës. Por bërja publike e emrit saj në këtë listë, nuk e ka ndaluar karrierën e saj. Ajo është emëruar në një tjetër detyrë në Vlorë. Siç shkruan” Panorama”, Bruna Mersini është emëruar si nënkryetare e Bashkisë së Vlorës. Duket se këtë herë ajo është marrë në mbrojtje nga kryebashkiaku i Vlorës, Dritan Leli. Dhe publikimi i listës nga Edi Rama me emrat e personave të denoncuar duket se ka qenë vetëm një përpjekje për të larguar vetëm disa të padëshiruar e jo një përpjekje serioze për të larguar personat e denoncuar për korrupsion.

Please follow and like us: