Albspirit

Media/News/Publishing

Vajza e aktorit shqiptar gjendet e vdekur në banesë, dyshimet e para të policisë

Vajza e aktorit nga Kosova Çun Lajçi, Bubulina Lajçi është gjetur e vdekur në banesën e saj në lagjen “Dardania” në Prishtinë. Vajza 34-vjeçare është gjetur nga të afërmit pa shenja jete. Sipas gazetës Express, dyshimet e para të policisë janë se Bubulina Lajçi ka vdekur për shkak të mbidozës nga lëndët narkotike. Policia e Kosovës e ka konfirmuar lajmin për vdekjen e një vajze në këtë lagje, por pa dhënë detaje të tjera. Rasti nga policia është cilësuar si vdekje e dyshimtë dhe trupi është dërguar për ekspertizën mjeko-ligjore.

Please follow and like us: