Albspirit

Media/News/Publishing

Falma Fshazi: Topalli është zgjedhur ballë për ballë e jo me lista

Në një postim në rrjetet sociale, ish-drejtore e COD në Kryeministri, Falma Fshazi ka komentuar lënien jashtë listave të Partisë Demokratike të kritikes Jozefina Topalli. Ky reagim ka ardhur pas analizës së shpërndarë nga deputetja Izmira Ulqinaku.

Postimi i Fshazit

Nuk e kam dëgju as e njoh deputeten, ndaj e respektoj si çdokënd tjetër në Shkodër. Pra çfare du me thanë nuk e kam fare me të, por mendoj se ia vlen me theksu se Jozefina Topalli ka kenë ma shumë se njëherë deputete, e zgjedhun ballë për ballë e jo me lista. Qysh kur se janë listat nuk mundet kush me fol për asnjë qarkullim përveç atij të qefit/gjykimit të kryetarit, le të themi në kuptimin ma të mirë të fjalës. Për me arrit me kuptu Topallin, duhet me pasë kurajë me sjellë përsëri përballjen, edhe pastaj asht edhe ma e qartë vlera, forca, arritja e asaj gruaje me shumë shumë merita për gjithë çka arritë, por dhe për kush asht dhe për çfarë ka ba për Shkodrën e çdo shkodran pa dallim krahu. Këto i them me tagrin e dikujt që kur ka kenë me kritiku e kam kritiku haptazi e ndër sy jo anasjelltas Topallin e jo vetëm. Sot politika asht fort e turbullt, Topalli ka kenë gjithmonë e qartë. E sotmja mbaron shpejt, kurse arritjet reale të një qytetareje si Topalli vazhdojnë e mbesin”.

Please follow and like us: