Albspirit

Media/News/Publishing

Change.org: Feminizmi është terrorizëm

Nisma më e re që është ndërmarrë online kundër feminizmit është klasifikuar si terrorizëm. Prej vitesh feminizmi është një lëvizje që përpiqet për të mbrojtur dhe siguruar liritë dhe të drejtat e femrave dhe kundërshtarët i ka të shumtë.

Kështu, në faqen e njohur të peticioneve online, “Change.org” është ngritur një peticion ku kërkohet firmosja e tij për t’i dhënë fund “sulmeve ndaj meshkujve dhe femrave për mënyrën dhe zgjedhjet që ata bëjnë në jetë”.

E veçanta e këtij peticioni është se në krye të saj qëndron një femër, ose të paktën kështu pretendohet. Janet Wilkinson është ajo që ka krijuar peticionin “Feminizmi është terrorizëm”. Ajo thotë se është nga Spanja, por duke qenë se, si emri ashtu edhe mbiemri nuk tingëllojnë fare spanjollë, dyshohet fort se identiteti i përdorur është i rremë.

Janet Wilkinson kërkon që peticioni të firmoset nga 7500 persona, dhe duket se është në rrugë të mbarë pasi deri më tani 5300 janë nënshkruesit e tij.

Please follow and like us: