Albspirit

Media/News/Publishing

Dominik Strauss Khan dhe bashkëshortja e tij paditin revistën

Dominik Strauss Khan dhe bashkëshortja e tij, gazetarja Anne Senkler, njoftuan se vendosën të hedhin në gjyq revistën franceze “Closer”, e cila shkroi sikur çifti ka marrë divorc. “Pasi i njoftuan më parë, çifti që u bë i famshëm këto kohë pas peripecive të Strauss Khan dhe preferencave të tij seksuale, vendosën ta padisin këtë revistë, për shkelje të jetës private të tyre”, njoftuan avokatët e çiftit. Lajmi për divorcin tyre bëri shumë bujë, madje edhe të afërm pranë çiftit, u çuditën dhe filluan të pyesnin nëse reportazhi i revistës ishte i vërtetë. Gjatë periudhës së skandalit, kur kreu i FMN-së atëherë, u akuzua se përdhunoi një kameriere të hotelit Sofitel në Nju Jork, bashkëshortja e tij, Senkler i qëndroi pranë, duke i ofruar mbështetje morale dhe ekonomike për ta ndihmuar. Por, pas kthimit në Francë më 4 shtator dhe pasi drejtësia amerikane tërhoqi akuzat, çifti ngriti disa padi ndaj personave apo mediave që cënonin jetën e tyre private. Këtu përfshihen edhe gazeta “Le Figaro” dhe revistat “L’Express”, “Nouvel Observateur”, “Paris Match” dhe “VSD”. Tashmë radhën e ka “Closer”.

Please follow and like us: