Albspirit

Media/News/Publishing

Gruaja gjen burrin 29-vjeçar të vdekur në banesë, policia po heton për shkaqet

Një 29-vjeçar u gjet i pajetë në banesën e tij në Tiranë. Burime nga policia bëjnë me dije se shtetasi me inicialet E.G. është gjetur i vdekur nga bashkëshortja në banesën ku ata jetonin, në një pallat në rrugën “5 Maji”. Ajo ka lajmëruar Policinë ndërsa në banesë mbërritën efektivët e Komisariatit numër 4. Në trupin e viktimës nuk u vunë re shenja dhune. Arsyeja e humbjes së jetës së të riut mbetet ende e paqartë, ndërsa pritet ekspertiza mjeko-ligjore për të hedhur dritë mbi shkakun e vdekjes së të riut. Materialet për rastin do t’i kalojnë Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, për hetime të mëtejshme, njofton Policia.

Please follow and like us: