Albspirit

Media/News/Publishing

Kreu i FRPD, Belind Këlliçi takon kryeministrin e Austrisë Sebastian Kurz, merr mbështetje për Shqipërinë

Kreu i Forumit Rinor të Partisë Demokratike, Belind Këlliçi ka zhvilluar një takim me Kryeministrin e ri të Austrisë, Sebastian Kurz. Kurz e garantoi Kryetarin e FRPD, Belind Këlliçi për mbështetjen për Shqipërinë, Partinë Demokratike dhe FRPD, si pjesë e familjes europiane të PPE dhe YEPP.  Takimi midis tyre, ku ishte i pranishëm edhe Sekretari për Marrëdhëniet me Jashtë të FRPD, Besart Xhaferri,u realizua në kongresin e 26 të Junge ÖVP (Forumi Rinor i Partisë Popullore Austriake), që u mblodh për zgjedhjen e pasuesit të Sebastian Kurz, pas fitores së tij në zgjedhje. Kryetari i FRPD e uroi kryeministrin Kurz për fitoren e zgjedhjeve dhe e falenderoi për mbeshtetjen qe i ka dhënë Shqiperisë gjatë mandatit të tij 4 vjeçar si Ministër i Jashtëm i Austrisë. Kryeministri Kurz garantoi drejtuesit e FRPD se si shtet anëtar i BE, vëmendje të veçantë do të ketë ndaj politikave për të rinjtë, fuqizimit të tyre, si dhe krijimit të mundësive për arsimim dhe punësim.

Please follow and like us: