Albspirit

Media/News/Publishing

Historitë e jashtëzakonshme të fëmijëve gjenialë

 

 

Shpesh emrat e tyre bëjnë lajme nëpër gazeta dhe mediat e gjithë botës, por si mund ta dallojmë një gjeni të vogël nga një fëmijë shumë inteligjent? Është mjaft e thjeshtë: quhen gjeni ata fëmijë që në moshë më të madhe se 13 vjeç janë të pajisur me kapacitet e talent në një apo në shumë sektorë të shkencës dhe artit. Ata dallohen shpesh mes bashkëmoshatarëve të tyre, për shkak të kuriozitetit të madh, përthithjen e shpejtë të gjërave, ndjeshmëri të madhe dhe sens kritik për argumentet e vështira. Nuk dihet me saktësi se cilët janë faktorët vendimtarë që ndikojnë në talentin e fëmijëve, por shumë studiues mendojnë se përbërja familjare mund të luajë një rol thelbësor. Fëmijët-gjeni nuk kanë një fëmijëri të lehtë: ndryshimi i tyre nga bashkëmoshatarët rrezikon t’i shndërrojë në persona të vetmuar dhe shumë shpesh mund të bëhen objekt i pritshmërive të tepruara nga ana e figurave të referimit. Bëhet fjalë për fëmijë që kanë nevojë për një vëmendje të veçantë nga ana e prindërve dhe për mjete të duhura për kapacitetin e tyre. Ja kush janë disa nga fëmijët gjeni më të famshëm të të gjitha kohërave.

 

Gjeni në fushën e shkencës

Kim Ung-yong: Docent korean i ditëlindjes 1962, hyri në Guinness për 210 pikët e tij në IQ. Në moshën 3-vjeçare lexonte në 4 gjuhë të ndryshme, dhe nga mosha 3 deri në 6 vjeç frekuentonte kurse fizike në Hanyang University. Ndërsa në moshën 7-vjeçare u dërgua në NASA në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Akrit Jaswal: Tanimë është 20 vjeç, por ishte vetëm 7 kur bëri ndërhyrjen e tij të parë kirurgjikale, pasi asistoi në operacione të ndryshme në një spital indian.

Jacob Barnett: Është vetëm 13 vjeç, ka marrë një propozim për punë si kërkues në Purdue University në Indianapolis. I prekur nga sindromi Asperger, një shqetësim i ngjashëm me autizmin, nuk ka folur deri në moshën 2-vjeçare për të manifestuar më pas një zhvillim konjiktiv befasues. Në moshën 12 vjeç vuri në diskutim teorinë e relativitetit të Ainshtanjit, duke tërhequr vëmendjen e Scott Tremaine, një nga profesorët më të shquar të Universitetit të Princetonit.

Ainan Celeste Cawley: Është 12 vjeç dhe jeton në Singapor. Aftësitë e tij të jashtëzakonshme u treguan nga e ëma në blogun e tij. Vetëm dy javësh arrinte të fliste ndonjë fjalë, 6 muajsh ecte, ndërsa një vjeç fliste dhe ecte pa problem fare. U bë i famshëm, pasi u bë kimisti më mirë në botë duke kaluar “GCE O Level”, një provim britanik për të rinjtë 16-vjeçarë.

 

Gjenitë e vegjël artistë

 

Aelita Andre: Është një vajzë australiane 5 vjeçe, por e famshme si artiste surrealiste. Ka nisur të pikturojë vetëm 9-muajshe dhe ka debutuar në moshën 2-vjeçare me ekspozitën e saj të parë.

Hamzah Marbella: Ky piktor është vetëm 11 vjeç dhe anëtari më i ri i Shoqatës së Artistëve filipinas. Pikturat e tij janë të varura edhe në muret e selisë së OKB-së në Nju Jork.

Kishan Shrikanth: Aktor dhe regjisor indian vetëm 16 vjeç. U bë i njohur, pasi xhiroi filmin e tij të parë në moshën 9 vjeç. Ideja i kishte ardhur teksa shihte disa fëmijë që shisnin gazeta në vend që të shkonin në shkollë. Ky film iu dedikua bashkëmoshatarëve më pak të privilegjuar.

Jan Lisiecki: Është 17 vjeç dhe i bie pianos që prej moshën 5-vjeçare. Debuton në një orkestër prej moshës 9-vjeçare, ka bërë me qindra koncerte, përfshi atë në Carnergie Hall para mbretëreshës së Anglisë.

Alma Deutscher: Në moshën 7 vjeçe i bie violinës dhe pianos në perfeksion, duke ndjekur me lehtësi kryeveprat e Handel, Schubert, Beethoven dhe Mozart.

Keiron Williamson: Është nëntë vjeç dhe është anglez. Quhet ndryshe Moneja i vogël: teknika e tij në pikturë ka lënë me gojë hapur galeristët e të gjithë botës dhe pikturat e tij kanë një çmim që më i ulëti nis nga 10 mijë sterlina.

Please follow and like us: