Albspirit

Media/News/Publishing

Rreziku që i kanoset Projektit “TAP” nga GazProm dhe Lukoil

Prof.Florion METOHU

 

Sipas të dhënave të publikuara nga skandali i radhës “Paradise Paper” Atashetë e kamufluar si diplomat pranë ambasadës ruse në Tiranë po shfrytëzojnë lidhjet dhe kontaktet e tyre pranë administratës shtetërore shqiptare, për të marrë kontrollin e sektorit shqiptar të TAP-t bashkë me depot e magazinimit të gazit që priten të ndërtohen në jug të vendit. Investitorët rus po rrisin investimet e tyre në Jug të Shqipërisë pikërisht në zonat ku do të kalojnë projekti TAP.

Ajo që po ndodh sot me projektin TAP duket sikur ka rindezur luftën e ftohtë midis Rusisë dhe BE. Beteja për dominimin e tregut të hidrokarbureve duket se ka përshirë jo vetëm kompanitë gjigande ruse GazProm e Lukoil por ka mbërthyer edhe ambasadën ruse në Tiranë.

Sipas analistit  Roman Kupchinksy, në 10 vjecarin e ardhshëm do të ketë një ashpërsim të marrëdhënieve midis Rusisë dhe vendeve të BE-së jo vetëm gjeopolitikisht por edhe për dominimin në fushën strategjike të gazit të lëngshëm. Sipas analistit të njohur R.K,  Kremlini ka dërguar 4 përfaqësues të saj  në ambasadën ruse në Tiranë, të kamufluar si Atashe Ekonomik dhe Kulturor, të cilët në fakt janë pjesë drejtuese e Branchit të GAzProm të cilët kanë si qëllim blerjen e firmës më të madhe të shpërndarjes së gazit dhe karburanteve në Shqipëri e cila ka Depozitat e saj në qytetin bregdetar.

Kremlini e konsideron Shqipërinë dhe TAP një rrezik të hegjemonisë së vet përsa i përket furnizimit me gaz dhe Presidenti Putin është i pakënaqur me aktivitetin e  përfaqësisë diplomatike në Tiranë prandaj  ka urdhëruar  zëvendësimin e Atasheve kulturore dhe Ekonomik për përformancë të dobët.

Sipas analistit  këto manovra të Kremlinit të zëvendësimit apo shtimit të numrit të atasheve kulturore në ambasada ruse në Tiranë do të vazhdojnë edhe në Ambasadën Ruse në Maqedoni dhe Mal të Zi.

Duke analizuar dëshminë  e dhënë para Senatit Amerikan të Shtetit,  Roman Kupchinsky vihet re  kriminaliteti dhe mungesa e trasparencës në Sistemin Energjik Rus dhe përdorimi i diplomatëve rus për korruptimin dhe zyrtarëve të lartë të shteteve dhe blerjen e kompanive të vendeve të treta apo kompani “off shore” të  kontrolluara nga grupet kriminale ruse dhe vendase.

Arsyet e këtij veprimi janë pasi në të ardhmen e afërt USA do të bëhet më e varur nga LNG, Gazi liquid natyral i importuar nga Rusia. Vitin që shkoi drejtuesit e GazProm deklaruan se ata kanë si qëllim të mbështesin rritjen dhe zotërimn e deri në 20% të gazit të lëngshëm në treg deri në vitin 2015. Kjo do të bëjë që USA të ndihmojë në mbulimin e nevojave për energji dhe se biznesi i gazit të lëngshëm domosdoshmërisht duhet të jetë transparent dhe në përputhje me ligjet amerikane.

Fatkeqësisht, mungesat e theksuara të transparencës në industrinë e gazit dhe energjisë në Rusi dhe sektorin e gazit rezulton se janë të përfshirë në skema të errëta, jo transparente të krijuara nga GasProm. Shteti rus zotëron monopolin e gazit, çka e ka ulur reputacionin e biznesit rus të gazit. Shumë kompani të vendeve Perëndimore janë të prirur të mos u besojnë partnerëve rusë por janë të detyruar të bëjnë biznese me ta dhe në të shumtën e rasteve të shtyrë nga nevojat dhe domosdoshmëria për gaz. Këto fakte dëshmojnë qartë dhe sugjerojnë  që Krimi i organizuar në Rusi është dhe ka qenë i përfshirë në biznesin e Energjisë dhe gazit me dijeninë dhe pëlqimin e plotë të Lidershipit Rus, prezent nga të dy anët e kësaj marrëdhënieje.

Unë do të përshkruaj disa nga këto skema që dëshmojnë qartë se si funksionon ky mekanizëm. Para zgjedhjes si President i Rusisë Z.Dmitry Medvedev ishte Drejtor Bordi i Gazprom, kompani e cila mbulon rreth 25 % e gazit natyral  të Europës.

Pyetja ime është: A ishte Medvedev në dijeni mbi lidhjet e GazProm dhe marrëdhënien e ngushtë me krimin e organizuar? Shumë studiues besojnë se Ai ishte dhe zgjodhi me dëshirë të qëndronte në heshtje. Gjithashtu besoj se ishte e pamundur në Detyrën që ishte që të mos i dinte këto fakte. Lidhja e krimit me pushtetin në Rusi nuk është një fenomen i ri por sot krimi ka marrë një rol të rëndësishëm në arenën gjeopolitike.

Krimi i organizuar në Rusi me mbështjetjen e heshtur të Kremlinit po luan një rol të rëndësishëm në përhapjen e hegjemonisë së Rusisë sidomos në vendet e Ish Bashkimit Sovjetik dhe në vendet që përfshin Pakti i Varshavës.

Në Rumani  industria e aluminit është e gllabaëruar nga kompanitë ruse të cilat përdorin fonde të errëta dhe ngrihen disa pyetje shumë serioze se si rezervat e arit në miniera janë blerë të gjitha nga kompani të krijuara nga Azia Qëndrore, vende që janë shumë miqësore me Kremlinin. Këto kompani me ndihmën e rusëve kanë mundur të organizojnë dhe përfundojnë blerjne e këtyre aseteve kombëtare me ndihmën edhe të zyrtarëve të lartë në Rumani.

Në vendet e Mesdheut, Kremlini ka shpenzuar cdo resurs të mundshëm në dispozicion për të izoluar dhe për të ndëshkuar Lituaninë, Letoninë dhe Estoninë për qëndrimin e tyre ndaj Rusisë. Për këto manovra janë shpenzuar me qindra mijëra dollarë për të siguruar furnizimin me energji dhe gaz nëpërmjet projektit Nordstream pipeline( Korridori i gazit të Veriut).

Në Hungari, kompanitë hije që kanë lidhje të dyshimta me krimin e organizuar dhe me GazProm kërkojnë të marrin kontrollin e segementëve ku kalon gazi rus dhe të kotrollojnë shpërndarjen e tij dhe të rrisin pushtetin e biznesit të tyre që buron nga ky rrjet. Brenda në Kremlin janë disa Klane grupe të cilët  shfrytëzojn,  kompanitë e vogla që merren me shpërndarjen apo mirëmbajtjen e rrjetit të gazit,  për lëvizjen e sasive të mëdha cash në vende të tjera. Këto para përdoren për të financuar apo korruptuar politikanë, për realizimin e projekteve të tyre. GazProm me mbështetjen e heshtur të Kremlinit ka krijuar mbi 50 Kompani të mesme të lidhura ngushtësisht me GAzProm, të cilat janë shpërndarë në të gjithë Europën sic është Centrex Group dhe Gazprom Germania Netëork, e cila nuk e ka shtuar as edhe me 1 qindarkë çmimin e gazit por e shet ashtu sic i vjen nga Rusia.

Me këto metoda ata fitojnë shuma marramendëse parash të cilat më pas zhduken duke u kamufluar në proceset e shitjeve apo blerjeve të kompanive të tjera me Seli në Cipro apo Lihtenchtein. Vitin e kaluar CEO i Kompanisë Germane E-ON Ruhrgas, Z.Burghard Bergmann, i vetmi shtetas perëndimor në Bordin drejtues të GAzProm, i tha Drejtorit të Bordit të GazProm z. Dmitry Medvedev (tani kryeministrër i Rusisë) se  Gazprom Germania dhe Gazprom Sëiss  Ros UKR Energo, duhen mbyllur.

Gergmann gjithashtu u ankua se Shteti Rus me skemat e aplikuara në Hungari ishin të vakta dhe po metodat korruptive po e  prishnin reputacionin e Rusisë jashtë.  Bordi i Gazprom e refuzoi kërkesën e Bergmann dhe një nga motivet ishte se Rusia nuk ka aktualisht në një dispozitë ligjore që të dënojë aktet korruptive  dhe organet ligjzbatuese në Rusi mbyllin sytë  kur bëhet fjalë për veprime të Kompanive që punojnë në Sektorin e Energjisë dhe Gazit.

Kompania tjetër e përfshirë në këto afera është kompania private LUKOIL dhe kompania shtetërore Rosneft dhe GAzprom të cilat kanë shumë aktivitete jashtë Rusisë. Këto praktika dhe marrëveshje të errëta janë të lidhura ngushtë me politikat e Kremlinit e quajtur Diplomacia e rrjetit të Gazit. Ky projekt është aplikuar nga Kremlini nëpërmjet këtyre kompanive, të cilat po dominojnë tregjet botërore të cilat janë të drejtuara nga Elitat e politikës Ruse.

Disa ekspertë amerikan të fushës theksojnë faktin se kjo mungesë transparence dhe metodat e dyshimta të përdorura nga Kompanitë private dhe shtetërore ruse, nga kompanitë e mesme të kontrolluara prej tyre, kanë si synim të dominojnë tregun dhe i vetmi justifikim i tyre është se edhe kompanitë në USA apo Europë bëjnë gjëra të tilla sic ndodhi me Siemens.

Por edhe në USA apo Europë kur ndodhin gjëra të tilla Prokurorët apo organet kompetente reagojnë dhe ligji zbatohet ndërsa në Rusi, fajtorët jo vetëm që nuk dënohen por edhe në rastet më flagrante atyre i bëhet  ulje të dënimit minimal dhe lirohen pa bërë as edhe një ditë burg, madje marrin edhe medalje ari për punën e kryer dhe pse e kundërligjshme. Ndërsa shtetas të ndershëm si Mikhail Khordokovky të cilët thjesht nuk u përkulën pushtetit të Putinin janë dërguar në burg dhe po qëndrojnë atje edhe pa bërë asnjë shkelje të legjislacionit rus.

Një tjetër kompani ndërmjetësuese e gazit RosUkrEnergo me Seli në Zug- të Zvicrës është i kontrolluar nga 50% GazProm dhe 50% nga dy biznesmenë ukrainas, emrat e të cilëve janë mbajtur të feshur me vite e vite derisa u zbuluar se kanë lidhje me krimin dhe grupet e krimit të organizuar rus. Ky është një cëshjte studimi mbi mënyrat dhe metodat e përdorura nga Kremilini dhe GazProm për të mbrojtur kompanitë e tyre të përfshira në aktivitete kriminale apo të lidhura me krimin e organizuar.

Vetë Presidenti Vladimir Putin ishte i përfshirë në krijimin e kësaj kompanie me ndihmën e ish presidentit ukrainas Leonid Kuchma në Korrik të 2004 dhe e ka mbrojtur publikisht kompaninë RosUkrEnergo duke u shprehur në shumë raste se: Më besoni ne nuk e dimë se cilët janë dy biznesmenët Ukrainas pronarët e kësaj kompanie. Deklarata e Putin ngre dyshime të mëtejshme pasi është praktikë tashmë e njohur e GazProm, kompania më e madhe në botë në fushën e gazit të firmosë kontrata shumë bilion dollarë me individë emrat e të cilëve nuk dihen ose nuk bëhen publikë. Si ka mundësi që një kompani shtetërore mund të kryejë manovra të tilla?

Absurditeti vazhdon kur Drejtuesit e GazProm deklarojnë se ortakët e tyre në biznes, emrat e të cilëve apo identiteti i tyre nuk dihet, nuk janë të lidhur me krimin e organizuar?

Më vonë kur faktet u bënë publike për lidhjen e figurave të larta ruse dhe të kompanisë me krimin e organizuar GazProm dhe Putin deklaruan se është faji i qeverisë së Ukrainës që ka detyruar palën ruse që të pranojnë  kompani të regjistruara në Zvicër në marrëveshjen e nënshkruar me palën ruse në vitin 2006. Kush mund ta besojë se qeveria ukrainase ka deturuar qeverinë ruse të nënshkruajë një marrëveshje të cilën ata nuk duan ta nënshkruajnë?

Atëherë Kryeministri i Ukrainës Yuriy Yekhanurov deklaroi se ishte qeveria ruse dhe GazProm që insistuan gjatë negociatave që të përfshihet në marrëveshje dhe kontratë  Kompania e regjistruar në Zvicër RosUkrEnergo.

Një nga drejtuesit e RosUkrEnergo ishte Konstantin Chuychenko, të cilin disa kohë më pas ish presidenti Dmitry Medvedev (aktualisht kryeministër i Rusisë) e emëroi Këshilltar të Ri të presidentit rus.

A mund të besohen deklaratat e GazProm dhe të merren si të vërteta e gjithë këto fakte kundër? Cfarë mund të presim në të ardhmen?

Sic dihet GazProm po kërkon të listohet në NYSE dhe kjo është një fakt me të cilin Kogresi Amerikan duhet  ta vlerësojë duke marrë në konsideratë se drejtuesit menaxherët e GazProm përdoren si vegla për përmbushjen e politikave ruse dhe përdorin metoda të errëta në kryerjen e biznesit. Nuk është e mjaftueshme që NYSE të thotë se GazProm është kompani e madhe dhe ka xhiro vjetore miliarda dollarë por duhet që kjo kompani të kalojë në jë investigim konkret mbi çdo operacion të kryer në Europë dhe në Rusi e nëpër botë. Besoj se Departamenti i Drejtësisë do të jetë vigjilent për të siguruar korrektësi, transparencën dhe për të patur qartësi mbi këtë kompani përpare se të procedohet me tëj. Komisioni duhet të sigurohet dhe të marrë të gjitha masat e nevojshme për të siguruar që USA dhe lidhja, bashkëpunimi me Sektorin Energjik Rus të jetë i qartë dhe të kryhet me praktika ligjore kjo me qëllim për të mbrojtur sigurinë e sektorit energjitik në USA.

Projekti i Gazit Nabucco duhet të kotribuojë në rritjen e pavarësisë së sektorit energjitik nga ndikimi Rus dhe do të jetë në gjendje të shpërndajë gaz në të gjithë vendet e Evropës. Ky projekt do të ulë ndjeshëm varësinë nga furnizimi me gaz nga Rusia dhe nga kompanitë gjigantë GazProm dhe simotrat e kontrolluara prej saj të cilat mbajnë monopolin e exporteve të gazit nga Rusia dhe atyre që furnizohen nga Rusia.

Nga analizimi i materialeve dhe fakteve aktuale rezulton se GazProm do të luajë një rol të rëndësishëm edhe në projektin Nabucco pasi Grupi i kompanive Austriake OMV ka nënshkruar një marrëveshje me GazProm duke ndryshuar bazën aksionare e Centralit Evropian të Gazit CEGH, kompani e cila menaxhon platformën e rrjetin e shpërndarjes së gazit. Kjo platformë është pika hyrë në projektin Nabucco.

Sipas marrëveshjes 30% e aksioneve të kompanisë do të zotërohen nga OMV, 30% nga GazProm dhe 20% nga Ëiener Borse dhe 20% nga Centrex.  Centrex është kompani e krijuar në Zvicër sipas legjislacionit Zvicerian dhe pronar i saj është shtetasi Robert Noëikovsky, i njohur për lidhjet e tij të ngushta me Andrei Akimov, CEO i GazPrombank.  Kjo nënkupton se GazProm do të kontrolloje rreth 50% të CEGH dhe kjo situatë e vendos në një rrezik serioz pavarësinë e projektit Nabucco dhe shpërndarjen e re të gazit nëpër Europë.

GazProm po keqpërdor pozicionin e saj dominant për të vendosur mbi mënyrën e shpërndarjes, çmimet e gazit dhe këto manovra duhet të hetohen nga Komisioni dhe gjithashtu edhe marrëveshja me CEGH duhet të rishikohet.

Robert Noëikovsky është biznesmen austriak dhe në bazë të Revistës Stern, Noëkovsky dhe Martin Schlaff janë hetuar për pagesa të paligjshme që arrijnë shifrat e 4.5 milion dollarë dërguar djalit të Ariel Sharon në vitin 2002.

Sektori Energjitik në Shqipëri fushë beteja e interesave Ruse dhe BE e SHBA”.

 A do të ndodhë edhe në Shqipëri i njëjti fenomen?

Investimet e këtyre kompanive i gjejmë kudo në rajon. Në 2008 kompania ruse Gazprom bleu gjigandin energjitik serb Naftna Industrija Srbije (NIS), i cili ka monopolin e prodhimit të nafës dhe gazit në Sërbi si dhe një sërë rafinerish, deposh dhe terminalesh shpërndarjeje. Kompania shtetërore ruse Zarubezhneft bleu në 2007 në Republikën Srbska të Bosnjes rafinerinë e naftës Brod, impiantin e prodhimit të vajit të makinave Modrica si dhe koncesionin ekskluziv në 2011 për shfrytëzimin e rezervave të naftës dhe gazit në territorin e vet, për 28 vjet. Në Bullgari, gjithashtu, kompanitë ruse janë shumë aktive.Oligarku rus Kirsan Ilyumzhinov, i afërt me Putin, bleu në vitin 2012, shumicën e aksioneve të distributorit më të madh bullgar të naftës Petrol Holding. Një tjetër kompani private ruse, Lukoil – dhe kjo e drejtuar nga një tjeter oligark besnik i Kremlinit, Vagit Alekperov – ka në zotërim asete të rëndësishme në Bullgari, duke përfshirë rafinerin e naftës Burgas (më e madhja në Ballkan) dhe një impiant të madh magazinimi të naftës, duke i garantuar kompanisë ruse kontrollin e 74% të tregut bullgar të produkteve të naftës. Lukoil zotëron edhe distributorin serb të naftës Beopetrol, i cili kontrollon me qindra stacione karburantesh në Bullgari, Sërbi,  Mal të Zi, Maqedoni dhe Kroaci.

Por vendosmëria e BE-s për të penguar rritjen e varësisë së rajonit në veçanti por edhe të gjithë BE-s nga eksportet ruse të gazit dhe aprovimi i TAP-t, bëri që ky projekt të anullohet në fund të vitit 2014, duke i dhënë një goditje të rëndë ambicjeve ruse. Por duket se Moska nuk është dorëzuar dhe objektivi i saj i rradhës është Shqipëria. Vitin e kaluar kompania kineze e naftës Geo – Jade bleu 100% të aksioneve të Bankers Petroleum. Pa shumë bujë në qarqet politike dhe mediatike, konfirmohet, jozyrtarisht, se kjo kompani është në traktativa me gjigandi rus të naftës Lukoil dhe filial të GAzprom për të administruar bashkarisht zonën naftë mbajtëse më të madhe të Europës, zonën e Patos – Marinzës.

Mbërritja e 6 Atasheve të rinj në  ambasada ruse në Tiranë dhe  ardhja e përfaqësuesve të GazProm për të lidhur kontrata në fushën e energjitikës ka përshirë Minsitrinë tonë të Energjitikës por edhe biznesmenë shqiptar që janë kontaktuar dhe u është ofruar shuma marramendëse për të kontrolluar kalimin dhe shpërndarjen e gazit që do të vijë nëpërmjet TAP.

GazProm dhe Dhoma e Tregtisë në Moskë e konsiderojnë TAP një rrezik serioz për financat  e Moskës edhe pse Rusia transporton rreth 155 miliardë metro kub gaz drejt vendeve të BE-së.  Një nga efektet që I ruhet Moska është padyshim shvlerësimi I dhe rënia e cmimit të gazit dhe pamundësia për të vendosur në mënyrë të njëanëshme klauzola favorizuese  pasi me mbarimin e projektit TAP Rusia nuk do të ketë më eskluzivitetin e furnizuesit të parë dhe të vetëm të gazit në Rajon dhe në Europë. Sipas ekspertëve ekonomike tkurrja e të ardhurave Ruse nga furnizimi i gazit do të rëndojë në buxhetin e viteve në vazhdim cka do të ulë edhe pretendimet e Moskës për të rritur fuqine ndikuese në BE dhe në vendet e Ballkanit.

Edhe pse impakti i këtij drejtimi të ri po ndihet më shumë në zonën euro – aziatike, ku Presidenti Putin po mundohet të reintegroj hapësirën post – sovietike nën lidershipin rus, vizioni i tij në politikën e jashtme inkorporon një sër objektivash që kanë si qëllim restaurimin e Rusisë si një superfuqi në arenën ndërkombëtare.

Ndër rajonet më të prekura nga ky dinamizëm i ri i diplomacisë ruse është Ballkani ku Moska zyrtare ka investuar kohë dhe risurse të konsiderueshme për të forcuar influencën e saj në vitet e fundit.  Këto veprime kanë sjell suksese të konsiderueshme për ta në shumë fronte. Pozicioni rus si një furnizues dominues i energjisë është forcuar me anë të blerjeve të aseteve locale të energjisë si dhe partnership bilaterale. Rusia është furnizuesi dominues me gas dhe naftë për Ballkanin, ku vëndet janë shumë të varur nga importet për nevojat e tyre energjitike. Kompanitë ruse, gjithashtu luajnë një rol të madh dhe në rritje në tregtimin e këtyre lëndëve, me anë të zotërimit të aseteve vendase ose krijimin e joint-vetures, si dhe zhvillimin e infrakstrukturës rajonale. Këto investime kanë si qëllim zvogelimin e konkurrencës dhe krijimit të rrjeteve financiare lokale që forcojnë pozicionin dominant rus.

Kompanitë shtetërore dhe private ruse kontrollojnë tashmë një përqindje të lartë të sektorit energjitik në shtetet ballkanike dhe janë përfitueset më të mëdha të proçesit të privatizimeve të periudhës post – komuniste.

Mbetet të presim tenderat që do të zhvillohen nga Ministria e Energjitikes dhe Infrastrukturës dhe shpalljen e fituesve për të konfirmuar kapjen e sistemit TAP nga kompanitë ruse dhe filialet e tyre, kompanitë simotra me seli në Gjeneve, Nish, Tiranë, Durrës, Vlorë, Maldive, Qipro etj.

Please follow and like us: