+18/Facebook censuron kalendarin e klubit të kanotazhit
Një klub kanotazhi femrash është pezulluar nga Facebook-u pasi kalendari i tyre nudo i realizuar për motive bamirësie është konsideruar pornografi. Studentet ishin zhveshur për pozat e kalendarit dhe kishin arritur të shisnin rreth 1500 kopje. Fitimet i kishin dhënë për një shoqatë që ndihmonte të prekurit nga kanceri.
17 pjesëtaret e klubit të kanotazhit i postuan fotot e tyre në Facebook, por rrjeti social e ka fshirë profilin e klubit për “përmbajtje të lartë seksuale”.
20-vjeçarja Sophie Bell thotë se Facebook-u po i pengon grumbullimin e të ardhurave: “Na kishin paralajmëruar për foto të caktuara që i hoqëm, por papritur na dërguan një e-mail duke na thënë që do na fshinin faqen. Na kanë prishur shumë punë”.