Albspirit

Media/News/Publishing

Këshilli Bashkiak i Kukësit: S’ka takim e tarifë. Lironi të arrestuarit

Këshilltarët bashkiakë i bënë thirrje Edi Ramës të lirojë të gjithë protestuesit e arrestuar natën e 31 marsit. Në një deklaratë për mediat, kreu i këshillit bashkiak tha se të zgjedhurit vendorë janë të gjithë pro protestës dhe kërkojnë lirimin e menjëhershëm të të arrestuarve.

“Çdo përpjekje për bisedime nuk do të merret në konsideratë deri në momentin që të jenë liruar të gjithë të arrestuarit”, thuhet në reagimin e Këshillit Bashkiak.

Më herët, kryeministri Edi Rama deklaroi gjatë ditës së dielë se tarifa prej 5 eurosh për kalimin në Rrugën e Kombit është e panegociueshme.

Por, e panegociueshme është edhe për Këshillin Bashkiak të Kukësit heqja e kësaj tarife.

“Tarifa për Rrugën e Kombit është e panegociueshme! Kërkojmë lirimin e të gjithë të arrestuarve dhe ndalimin e arrestimeve të tjera.

Protestës së qytetarëve kuksianë para komisariatit të qytetit u është bashkuar edhe biznesi vendas.

Përmes një deklarate për shtyp, shoqata Biznesi për Biznesin kërkon lirimin e personave të ndaluar nga policisë dhe shpreh shqetësimin se protesta kundër pagesës në Rrugën e Kombit po përdoret për të frikësuar dhe persekutuar qytetarët e Kukësit.

Please follow and like us: