Albspirit

Media/News/Publishing

Bislim Ahmetaj: Dr. Martin Luther King sot frymëzon më shumë se kurrë

Sot është përvjetori i 50 i vrasjes së njeriut që e bëri botën më të mirë, më të lirë, më të paqtë, më demokratike.

Vendi im sot lëngon nga mungesa e lirisë, sot vendi im vuan nga skamja dhe mjerimi, sot vendi im ka nevojë për njerëz guximtarë, për njerëz që sakrifikojnë për lirinë, për njerëz që i thyejnë prangat e varfërisë.

Vendin tim edhe pse fatkeqësisht sot e frymëzon Dr. Martin Luther King, heroin të cilin pasi e “shpërblyen” me çmimin Nobel për paqe e vranë ndoshta pikërisht ata që nuk e përballojmë dot Lirinë e tjetrit, ata që Lirinë e duan vetëm për vetën e tyre.

Vendi im, vendi ynë, sot qeveriset nga njerëz që lirinë e kanë shpallur armike të pushtetit të tyre, varfërinë modë për të sunduar më lehtë, përçarjen stil qeverisës, racizmin dhe dasinë traditë të prindërve të tyre.

Unë sot e kujtoj këtë përvjetor si një thirrje për zgjim.

Si një thirrje për mbështetje pa kushte të protestuesve që sot në një gjygj special i ngjashëm me gjyqet e komunizmit, të fashizmit dhe apartejdit i mbajti në burgjet e pushtetit ata që luftojnë për lirinë.

Please follow and like us: