Albspirit

Media/News/Publishing

Gjykimi i protestuesve kuksianë është i paligjshëm

Ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani ka reaguar lidhur me masën e sigurisë që po merret në Gjykatën e Tiranës për 23 protestuesit e Kukësit. Manjani shkruan se për këtë çështje sipas ligjit duhet të vendoste Gjykata e Kukësit dhe në rast ndërrimi gjykatash sipas tij procesi gjyqësor duhet të zhvillohej në Gjykatën e Lartë. “Të vetmit që duhen gjykuar e dënuar në bazë të ligjit janë Policët dhe Prokurorët”, shkruan ish ministri i Drejtësisë Ylli Manjani.

Please follow and like us: