Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqi i kuksianëve nxjerr falsifikimin e Arta Markut dhe Fatmir Xhafajt

Familjarët e protestuesve kuksianë treguan në media sesi forcat speciale të policisë i kishin marrë pas mesnatës protestuesit nga shtëpitë e tyre. Mes tmerrit që kishin provuar fëmijët dhe familjarët, doli qartë se aksioni i policisë në Kukës ishte zhvilluar në mesnatë deri në orën 03:00 të mëngjesit. Të njëjtin version e përsëritën në sallën e gjyqit edhe vetë të arrestuarit, madje njëri prej tyre doli në gjykatë i zbathur, pasi policia e kishte marrë duke fjetur gjatë natës në shtëpi.

VIDEO/ Dëshmi nga salla e gjyqit: Unë jam prind, nuk jam kriminel

VIDEO nga salla e gjyqit/ Dëshmia e avokatit: Ka dalë se s’ka me ngrënë, as thesin e miellit

Pasi Fatmir Xhafaj doli në konferencë për shtyp dhe i quajti protestuesit vandalë me të kaluar kriminale, Prokurorja e Përgjithshme, Arta Marku tha se “ishte në komunikim të vazhdueshëm dhe në bashkëpunim me Policinë e Shtetit” dhe nxiste vartësen e saj në Kukës të hetonte shkelësit e ligjit. Siç u pa më vonë “shkelësit e ligjit”, prokuroria i gjeti vetëm mes protestuesve dhe asnjë në anën e policisë.

Fakt është që shkeljet e ligjit nuk munguan as në anën e uniformave blu, por në vend t’i hetonin këto shkelje, prokurorët heshtën dhe u bënë bashkëpuntorë në falsifikimin e dokumentave të arrestimit.

Zbardhet DOSJA/ Zbulohet falsifikimi në urdhër-arrestet e prokurorisë në Kukës

1. Me urdhër të prokurorisë, u firmosën 23 urdhër-arreste. Shtëpitë e kuksianëve u bastisën në mesnatë, siç tregojnë familjarët e të arrestuarve, por prokuroria shkroi në kërkesën për masën e sigurisë se arrestimet ishin kryer në orën 10:00 të ditës së nesërme. Nëse policët që bënë arrestimet kanë gënjyer, atëherë ata duhet të hetohen. Në rast të kundërt, prokurorët janë bashkëpuntorë në falsifikimin e dokumentave.

2. Kuksianët e arrestuar pas protestës u transferuan në Tiranë me urdhër të prokurorit të çështjes. Por sipas raportit të Avokatit të Popullit, policia u gjet në disa shkelje të rënda ligjore. Që nga trajtimi çnjerëzor i protestuesve që u lanë pa ngrënë e deri tek mungesa e dokumentacionit në disa komisariate. Duke qenë se të arrestuarit janë përgjegjësi direkte e prokurorit, Arta Marku duhej të kishte nisur hetimet për drejtuesit e policisë, duke u treguar e paanshme në përballjen mes qytetarëve dhe qeverisë.
3. Nga qindra minuta pamje filmike u pa qartë se kuksianët e irrituar qëlluan me gurë ndaj policisë gjatë protestës dhe i vunë flakën pikës së konçensionarit. Por të njëjtat pamje tregonin se edhe policët qëlluan me gurë ndaj protestuesve. Për këto veprime të policisë, prokuroria nuk ka nisur asnjë hetim, megjithëse në protestë u raportua për disa protestues të plagosur.

Faktet tregojnë se si Arta Marku, ashtu edhe Fatmir Xhafaj u përdorën nga Edi Rama si represion ndaj protestuesve. Qytetarët e irrituar i kanë bërë thirrje prokurores së përgjithshme për ditë me radhë të reagojë, me shpresën se e kaluara e saj do ta ndërgjegjësojë të jetë në anën e tyre. Por pas qëndrimit që mbajti Arta Marku ndaj presionit dhe dhunës së pambështetur në ligj të policisë, nuk është çudi që një reagim i saj të vijë nga ERTV./ Lapsi.al
Please follow and like us: