Albspirit

Media/News/Publishing

Gjyqtarja që la në burg kuksianët, gruaja e shefit të Policisë

Gjyqtarja që la në burg 11 kuksianët është gruaja e shefit të Policisë.

Alma Ahmeti, që ka dhënë vendimin ndaj 23 kuksianëve duke lënë në burg 11 prej tyre, është bashkëshortja e shefit të Komisariatit të Policisë Rrugore të Tiranës, Erjon Ahmeti.

Vendimi u dha pas një seance të tensionuar që zgjati disa orë. Në përfundim të seancës gjyqësore, Ahmeti vendosi lënien në burg të 11 prej 23 të arrestuarve, 2 prej tyre mbetën në arrest shtëpie, kurse 10 u lanë me detyrim paraqitjeje.

Në fillim të seancës familjarët dhe deputetët e opozitës u përplasën me policinë që ndaloi hyrjen e tyre në seancë, duke vendosur zhvillimin e saj me dyer të mbyllura pa praninë e mediave.

Por më pas u lejua që mediat dhe disa deputetë të opozitës të futeshin brenda sallës së gjyqit.

 

Mbi këtë fakt ka reaguar edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani i cili thotë se ka konflikt interesi.

“Gjykatësja e Kukësit, përveçse gjykon në Tiranë, nuk e dimë se në bazë të cilit ligj, nuk bind në PAANSHMËRINË e saj. Bashkëshorti i saj është drejtues në Policinë e Shtetit! Këto arrestime që ajo gjykon nuk janë bërë nga gjykata por nga Policia. Në këto raste Policia i përdor bashkshortët për të justifikuar veten… Do kishte qenë në nderin e saj, përveç se në respekt të ligjit, që të dorëhiqej nga kjo çështje! Cilido qoftë vendimi i saj, do jetë i paragjykuar! E përsëris: që prej orës 10:00 sot ata janë ligjërisht të lirë…”, shkruan Manjani në facebook.

Please follow and like us: