Albspirit

Media/News/Publishing

Ilir Levonja: Kafja e fundit e Edi Ramës, liderit të Ballkanit Perëndimor

Shumë portale po e paraqesin si të qetë, të vendour në atë rrugën e vet. Por tensionin e të ndenjurave të tij, me siguri po e provojnë karriket në verandën e atij lokali, kushedi, pjesë e formulës konçesionare, a ekonomisë informale të liderëve tanë. Ndonjë borxh i vjetër. Si ato që njerëzit kujtojnë sot, si shakatë e kripura të Fatos Nanos. I cili për t’i kthyer reston një ”qaramani” me lokal, pasi po e bezdisnin shumë edhe sekserët, shkoi e piu kafen aty. Kur tjetri ia kujtoi borxhin, ky ia ktheu, ja fakti që erdha e po pi një cigare këtu është tri herë më shumë se ato para të qelbura që na ke dhënë në fushatë kur unë isha në burg. E kishte fjalën për publicitetin, në formatet televizive, gazetat dhe në atë botë webesh, ahere, të tkurrur, pak virtuale. Edhe ky, e bën për publicitet se nuk se di çfarë të zgjidhi në katrahurën e politikës së Kosovës. Ku edhe aty, sapo doli një kryeministër dhe u tha shqiptarëve të Kosovës, se, nuk e dinte planin e Ministrit të Brendshëm me Erdoganin. Një soj mutllëku si ai i Sali Berishës, që nuk dinte se çfarë bëhej në Gërdec. Dhe merreni me mend pastaj, se sa i aftë është për vendin një soj shtetari i tillë, ku ja punojnë ata brenda kabinetit. Se, lëre më pastaj ta mendosh se sa garant dhe i besueshëm është ky kur vjen puna tek siguria kombëtare përballë rrjeteve të spiunazhit apo të tjera çështje nga rajoni dhe bota.

Por Edi Ramës, ky publicitet i duhet shumë. Aq më tepër që ka pas vetes një shpurë qorrash, të cilët nën pretekstin e Saliut dhe kastës së Fahri Ballinjëve, janë gati të pranojnë çfarëdolloj diktature, çfarëdolloj reprezalje, çfarëdolloj varfërie, çfarëdojjoj shkërdhatërie…, pa e kuptuar kurrë se demokracia nuk është demagogji, por arithmetikë. Që do të thotë, çfarë merr nga dita jote njerëzore?
Punë, shpërblim, dinjitet, liri, drejtësi… Një përfundim i qartë si drita e diellit. Por duket sheshit, se veç këtë dhe veten, shqiptarët nuk e duan. E bën për publicitet se, më mirë se kushdo tjetër, e dinë ata, Albini dhe Fatmiri, që ka qënë kafja më e pashijshme në botë. Aq më tepër që, Albin Kurti është një politikan që vjen nga bota e protestave. Ata të dy me siguri e dinë dhe ndonjë ditë do ta pohojnë se, kanë pirë kafe me një bocet argjili dhe jo me kryeministrin e Shqipërisë.
Një Tiranë e rrethuar, e traumatizuar për 23 qytetarë kuksianë, është tipike imponimi diktatorial. Shihni se si vlojnë nëpër studio…, duke u marrë me të kaluarën dhe duke pretenduar në një lloj standartiteti mbi mospagesën. Nuk duan të paguajnë, nuk jemi mësuar të paguajmë, kapitalizmi është taksë etj. Fondi i shpërdoruar? Kushton kaq për një vit mirëmbajtje etj. Dhe asesi mbi arrogancën e vendimmarrjes dhe vendosjen e tarifës pa studiuar dhe diskuatuar aspak raportin midis të ardhurave dhe mundësinë.

E vërteta është se askush nuk është shprehur se është kundër një tarifpagese në rrugën e kombit, por edhe më gjerë. Por janë kundër karshi vendimmarrjes dhe tarifës së lartë. E njëjta gjë siç po ndodh me Teatrin Kombëtar, “na tokën ti dhe ndërto për vete, për mua, por edhe për këta”. Aq sot një komb i tërë bën sehir e kënaqet kur ca shkumbamen si Edi Rama e Taulant Balla tallen me revoltën e një ikone kombëtare si Robert Ndrenika. Aq sa sot plot qytetarë e quajnë kuvli një godinë ku ka perfomuar vlera dhe historia. E quajnë me kollajllëk dhe krejt naivë janë gati të falin gjithçka për dy gradaçela karshi së cilave nuk kanë asnjë përfitim, veç inatit dhe dëshirës perverse që t’ju shkoj në vend e tyrja. Ai që përfiton është ky, zgafellua që pi kafe me Albinin dhe mban nga mbrapa një langua si Taulanti.

Ekonima e një vendi nuk ndërtohet me konçesionarë, me këtë strategji të këtij shokut të Taulant Ballës, Edi Rama. Kur thotë, na këtë tokë dhe ndërto këtë. Na këtë rrugë dhe trashi preventivët se të tjerat i di unë. As me publicitet kafesh e logjikës perverse fajin e ka Saliu. Ekonomia e një vendi ndërtohet duke ju rimëkëmbur ju, duke fituar ju, duke u kthyer në shtëpi me duart e zëna, jo me duart në xhepa. Megjithatë, vazhdoni dhe mbani shpresë se verdhushkat i merr Taulanti dhe Edi Rama. Kurse ju patëllxhanët e Golemit. Por gjasat janë që kjo kafe është e fundit për liderin ”e madh”. Sidomos kur e krruan me Kuksin e kuksianë…

Please follow and like us: