Albspirit

Media/News/Publishing

Bumerangu PS dhe PD me djegien e gomave dhe trishtimi i Kryemadhit

Edi Rama do të humbiste Bashkinë e Tiranës me 2011- ën dhe PS do të bllokonte rrugët e vendit dhe do të digjte goma makinash. Ishte mosbindje civile apo qytetare, ajo çfarë opozita po paralajmëron të nisë të enjten.

Duket se historia përsëritet dhe gjithmonë palët janë ose PS ose PD: Kur socialistët janë në pushtet, mosbindja civile vjen si propozim nga PD-ja për mbeshtetësit. Dhe kur në pushtet janë demokratët, janë socialistët ata që marrin në dorë “armën” e mosbindjes civile.

Çfarëdo që të ndodhë duke nisur nga e enjta, nuk do të ndodhë asgjë më shumë se me 20 maj 2011 përshembull. Bllokim i akseve kryesore rrugore me njerëz të udhëhequr nga deputetët deri tek vënie flake gomave të makinave, po në këto akse rrugore ose të tjera. So në 2011-ën, edhe sivjet prokuroria do të nis procedimin penal për ata që do të shkelin ligjet e rregullat.

Tani të shkojmë tek shkaku i “mosbindjes civile”. Në 2011-ën, unë jam ndër ata persona që kane menduar se Edi Ramës ju rrëmbye mandati në Tiranë. Pavarësisht se me vetëm 10 vota, numërimi nxorri fitues kryeministrin aktual. Meqenëse ishte edhe kryetar i opozitës, organizoi të vetët e përtej tyre aleatët, në levizje të “mosbindjes civile”. Natyrisht, nisej nga interesi i ngushtë vetiak për të ndërtuar një kauzë politike.

Sivjet është shumë më ndryshe. Qytetarët duket s iu imponuan opozitës. Në një organizimin ndër të rradhët në këto 28 vite demokraci në vend, kuksianët iu kundërvunë qeverisë për taksimin e “Rrugës së Kombit”. Pra, për një çështje të pastër ekonomike. Normalisht, opozita që realisht nuk arrin të motivojë mbështetësit, pritet të vihet në krye për ti dhënë ngjyrimin e partët politik kësaj nisme qytetare.

Për hir të realitetit, më shumë kauzë ka “mosbindja civile” sivjet e opozitës se e opozitës së vitit 2011. Nëse duam të vijojmë me analogjitë, në 2011-ën levizja nisi pas zgjedheve lokale, ndërsa sivjet duhet pritur edhe një vit që të vijnë. Po ashtu, nga zgjedhjet politike na ndajnë dicka më shumë se 3 vjet, ndërsa në 2011 duheshin vetm 2 vite deri në takimin politik. Nëse dy “mosbindjet civile” arrijnë në mandatet e dyta të dy partive kryesore, ka një veçanti që lidhet me LSI-në. Në 2011-ën ishte në pushtet, ndërsa sivjet do të jetë në opozitë, përkrah PD-së.

Në 2011-ën PD por edhe LSI i tregonin PS-së se po shkel ligjet. Të njëjtën gjë sivjet, po bën PS duke i treguar Bashës por edhe Kryemadhit se po shkelin ligjet.

Në 2011-ën “mosbindja civile” e PS-së nuk përshpejtoi ardhjen e saj në pushtet. Nuk dihet nëse e njëjta gjë do të ndodhë edhe sivjet edhe pse “arma” është e qartë se është e njëjta. Mbase ndryshon motivi dhe rrethanat./www.shkodraweb.com/

Please follow and like us: