Albspirit

Media/News/Publishing

“Shqiptarëve nuk ju ngrihet”, Vasilika Hysi “justifikon” Ramën: Ishte poezi

Byroja e Kuvendit të Shqipërisë rrëzoi kërkesën e Lëvisjes Socialiste për Integrim për përjashtimin e kryeministri Edi Rama nga seancat plenare, gjë e cila ngjalli dhe pakënaqësitë e deputetëve të opozitës të cilët e quajtën një vendim të padrejtë.

Pas reagimeve të deputetëve të opozitës ka folur dhe deputetja e Partisë Socialiste, Vasilika Hysi,  e cila shprehet se kryeministri nuk ka thënë asnjë fjalë fyese në Kuvend për të cilën duhet të përjashtohet për 10 ditë.

Sipas saj, ajo që tha kryeministri nuk ishte gjë tjetër veçse një poezi.

Nuk është përdoruar fjalor fyes dhe denigrues. Byroja lexoi me vëmendje dhe konstatoi se kërkesa e opozitës nuk qëndronte. Ne u ndjemë të çuditur që u ngrit ky pretendim, pasi nga këqyrja, pas fjalës së Ramës e ka marrë fjalën Basha dhe më pas e mori fjalën Vasili dhe s’u ngrit asnjë pretendim. Opozita nuk ishte sot në Kuvend dhe konsumoi një veprim të paligjshëm, tubimi pa asnjë leje. Që nga sot të gjithë deputetet, kryeministër, nuk lejohet kurrsesi që të shprehin asnjë fjalë që merret me dy kuptime. Ai vet thotë; ‘po ju lexoj një poezi’. Në gjuhën shqipe disa fjalë mund të marrin dy kuptime. Kolegët e opozitës nuk bënë asnjë kërkesë për 7 ditë ndaj kjo ishte një lëvizje tjetër e opozitës”, tha Hysi.

Shkak për këtë kërkesë të LSI-së, u bë fyerja që ai adresoi ndaj popullit shqiptar, kur flitej për reagimin qytetar kundër padrejtësive.

“Nuk mund dot ju të bllokoni asgjë dhe të pengoni asgjë dhe për më tepër pastaj , jo po…shiko këtu se do ngrihen këta, do ngrihen ata…Kjo e ngritjes është: “Thirri thirri të ngrihet, ai shkreti kokëulur , s’të përgjigjet dot”, – tha kreu i qeverisë në seancën plenare të 29 marsit në Kuvendin e Shqipërisë.
Por nuk kaloi shumë dhe të shtunën, populli u ngrit në protestë kundër taksës së dyfishtë që qeveria vendosi pa paralajmërim për kalimin e ço automjeti në Rrugën e Kombit. 

 

Shenim: Vasilika Hysi ka nevoje per nje trajnim te shpejte, qofte edhe nga Komiteti i Helsinkit, per te mesuar me shume se cfare eshte deklarimi i nje fraze dhe cfare eshte poezia.

Please follow and like us: