Albspirit

Media/News/Publishing

Ndocaj: Meta dhe Kryemadhi, mercenarë që duhet të dalin para drejtësisë

Ish deputeti Eduart Ndocaj ka reaguar ashpër lidhur me bashkëpunimin PD-LSI duke nënvizuar se është turp që demokratët e ndershëm bashkohen me këtë forcë politike. Ndocaj e cilëson Lëvizjen Socialiste për Integrim si bandë kriminelësh dhe fton institucionet e drejtësisë që të hetojnë ish-liderin Ilir Meta dhe kryetaren aktuale Monika Kryemadhi. Ai adreson dhe një sërë akuzash të forta ndaj ligjvënësve të saj duke i konsideruar si hajdutë që kanë shkatërruar ekonominë shqiptare.

“Ju kujtohet kur ju thoja se LSI sdo te kete me. Siç e shporra nga Lezha ne 2015-ten tani do shporret nga shqiperia miq. Keta jane vetem mercenar dhe hajduta dhe ideali tyre eshte vjedhja mashtrimi dhe shkatrrimi i ekonomis dhe te ardhmes se shqiperise dhe shqiptareve.

Keto bandit te veshur me imunitet deputeti duhen nxjerr para drejtesise qe nga presidetiti Meta me Moniken dhe me rralle deri tek drejtori me i thjesht i ketij sekti politik. Ftoj prokurorine te hetoje nje dite e me pare kunder kesaj organizate hajdudash e kriminelash .

Eshte e turpeshme qe PD dhe demokratet e ndershem jane aleat me kete bande ku se mendoj qe simpatizantat e PD-se jane kenaqur me kete bashkpunim PD+LSI ne zgjeshjet e vitit 2019-te. JU FTOJ TE BASHKOHEMI NE PBDKSH QE TI SHPORRIM BANDITET TE LSI APO PD APO PS,” shkruan Ndocaj në Facebook.

Please follow and like us: