Albspirit

Media/News/Publishing

“Asnjë nuk kërkon falje”/Ilda Bejleri rrëfen historinë trishtuese të familjes së saj

Moderatorja Ilda Bejleri, e cila shpesh është komentuar për jetën e saj personale, vendosi të ndante dje me ndjekësit, të kaluarën e trishtë të familjes së saj. Ajo ndau disa video të emisionit “Opinion”, i cili trajtoi si temë mbrëmjen e së hënës, “Fëmijët e diktaturës”. “Më e keqja është se asnjë nuk kërkon falje! Askush nuk i kërkoi as gjyshit tim”, është deklarata e parë e moderatores. Nga ato që moderatorja shkruan në InstaStory, kuptohet se arsyeja e burgosjes së gjyshit të saj ishte origjina. “Pas rënies së bustit, pashë për herë të parë gjyshin tim, i cili kaloi shumë vite në burg, vetëm për shkak të një “letre”, që kishte ardhur nga familjarët e tij nga Gjakova”. “Mizori ajo që Hitleri bëri kundër hebrenjve, por akoma më e frikshme ajo që kanë bërë shqiptarët për shqiptarët”, shkruan Bejleri. Ilda i mbyll postimet e saj, me një foto të gjyshit në rini: “Si sot, 27 vite më parë gjyshi im doli nga burgu famëkeq i Qafës së Barit… Ishte koha kur dënoheshe se ishe gjakovar!”.

Please follow and like us: