Albspirit

Media/News/Publishing

FBI bastis zyrën e avokatit personal të Trump

FBI bastis zyrën e Michael Cohen, një avokat personal dhe i besuar i Presidentit Donald Trump, raportoi New York Times të hënën. Besohet se qëllimi i këtij kontrolli të befasishëm dhe sekuestrimi të dokumenteve, është pjesë e investigimit që po kryhet nga prokurori special Robert Mueller në lidhje me përfshirjen e Rusisë në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016. FBI ka sekuestruar jo vetëm dokumenta, por edhe biseda mes Cohen dhe klientëve të tij, si edhe objekte të tjera që faktojnë se avokati i Trump ka paguar një shumë të madhe parash aktores së filmave porno Stormy Daniels për të mos treguar për marrëdhënien e saj intime me presidentin amerikan.

Please follow and like us: