Albspirit

Media/News/Publishing

Ylli Manjani: Ndryshimi i vetëm që duhet bërë është Kryeministri

 

“Udhëheqësi nuk di gjë”. Kështu është thënë e thuhet ende sot, sa herë që njerëzit përballen me ndonjë të keqe që vjen nga shteti.

Kjo në fakt është e pavërteta më e madhe! Udhëheqësi jo vetëm që e di, por është autor i të keqes që vjen nga shteti i tij.

As kanabisi, as droga, as taksat e larta, as kullat, as koncensionet, as PPP, as arrestimet politike, as dhunimi policor, madje as ndjekja penale, as dhunimi i zgjedhjeve, asgjë shtetërore nuk bëhet pa urdhrin e udhëheqësit!

Prandaj mos u lodhni kot të kërkoni “armiqtë” tek vartësit! Kërkojeni tek vetë Ai!

Vartësit kanë thjesht përgjegjësinë e heshtjes dhe të zbatimit verbërisht të urdhrit.

Ndryshimi i vartësve vetëm sa i zgjat jetën të keqes që drejton! Prandaj duhet fokus tek Ai, e keqja! Ai deshi dhe mori i vetëm timonin dhe tepsinë. Tani duhet të mbajë i vetëm përgjegjësinë!

Ndryshimi i vetëm që duhet bërë është Kryeministri.

Qartësisht nuk bën për këtë punë! Le të vijë një tjetër, po nga PS, por ky nuk mund të rrijë më!

Është i dëmshëm për të gjithë!

Please follow and like us: