Albspirit

Media/News/Publishing

Ndahet nga jeta Studenti i Dhjetorit, Altin Qoshja

Një ndër studentët më të njohur të Dhjetorit, Altin Qoshja, u nda nga jeta sot pasdite. Altini vuante nga një sëmundje e rëndë, ndërkohë që ishte aktiv deri në muajt e fundit të jetës. Altin Qoshja është ndër themeluesit e PD-së dhe një ndër aktivistët e dhe zyrtarët e saj më të devotshëm. Ai ishte anëtar i Grupimit Dhjetori 90 ndërkohë që mbajti detyra të rëndësishme në PD dhe administratën publike për shumë vite. Miqtë e tij kanë shprehur dhimbjen për humbjen në rrjetet sociale.

Bislim Ahmetaj:

Një lajm të dhimbshëm po ndaj me ju. Pas një sëmundje të pashërueshme u nda nga jeta miku ynë i shtrenjtë Altin Qoshja. Ngushëllimet më të sinqerta për familjen…

Agim Ymeri:

Foto dhe takimi i fundit me Altin Qoshen. Pjese e pazevendesueshme e miqesise qe me mungon tash 20 e ca vite. Mbas Flamur Shkozes, Bledi Islamit dhe Kolin Gjokes, Tin Qoshja eshte miku i afert dhe bashkekohesi i 4-t qe humbim. Te qofte i lehte dheu, ty qe per miqte pate gjithmone kohe e bujari.
Shpirti yt u befte engjell mbrojtes dhe kurajo per binjaket e vegjel dhe familjen! Nuk na ngelet qejfi qe nuk munde te na i kthesh mesazhet, por u trishtuam pa mase qe nuk e fitove betejen e mundimshme me semundjen, per veten, per femijet dhe per ne qe nuk do te harrojme kurre…

Please follow and like us: