Albspirit

Media/News/Publishing

Kuçova mirëpret netët e Kinemasë Spanjolle

Kuçovë, 19-23 Prill 2018

 

Albert Z. Zholi

Në kuadër të programacionit kulturor të Ambasadës së Spanjës në Shqipëri, këtë muaj në Kuçovë do të realizohen “5 netët e kinemasë spanjolle, financuar nga Qëndra Kombëtare e Kinematografisë dhe nga Ambasada e Mbretërisë së Spanjës dhe nën kujdesin e veçantë të Kryetarit te Bashkisë së Kuçovës, Z.Selfo Kapllani. Në datat 19-23 Prill do të kemi kënaqësinë të prezantojme një seri filmash spanjollë, ne Kinemanë e qytetit të Kuçovës ”Kadri Roshi”.

Ky aktivitet do t´u ofrojë mundësinë të gjithë banorëve të Kuçovës, ashtu si edhe të gjithë të interesuarve të behen pjesë e këtij aktiviteti, të familjarizohen me kinematografinë spanjolle si dhe të shijojnë gjuhën spanjolle në këto netë nëpërmjet filmave të zgjedhur. Njëkohësisht, filmat e përzgjedhur janë të lidhur  edhe me kinematografinë iberoamerikane, duke e pasuruar akoma më shumë arkivën kulturore të këtyre ditëve.

“5 Netët e Kinemasë Spanjolle” nisin të enjten, datë 19 Prill në orën 18:00 dhe përfundojnë ditën e hënë 23 Prill me shfaqjen e filmit “Shtrigat” në orën 18:00.

Please follow and like us: