Albspirit

Media/News/Publishing

Luftëtari ngjitet në vend të tretë, fiton edhe Kamza

Luftëtari arriti një fitore me shije Europe në Shkodër. Ekipi gjirokastrit triumfoi me rezultatin 2 – 0 pasditen e së shtunës në stadiumin “Loro Boriçi”. Një përballje e vendosur nga golat e Abazajt dhe Bregut në pjesën e dytë që e ngjisin Luftëtarin në vendin e tretë në pritje të ndeshjeve të tjera të javës së 30. Vllaznia pësoi një humbje tjetër pas asaj në fushën e Teutës, një ndalesë që vështirëson situatën në përpjekjet për të qëndruar në Superligë. Fitore e rëndësishme për Kamzën në shtëpi 2 – 1 me Lushnjen e vendit të fundit. Kapiteni Plaku ishte protagonisti në këtë takim me 2 gola të shënuar. Kamza merr kështu pikë të vlefshme duke ruajtur vendin e shtatë në renditje.

Please follow and like us: