Albspirit

Media/News/Publishing

Fatbardh Kadilli: E keqja e Shqipërisë është Edi Rama

 

 

Si një nga antarët e grupit të punës për statutin, por dhe si person që nuk u përfshi në listën e deputetëve, si rrjedhojë e vendimit të Bashës, dua të bëj një sqarim të ftohtë dhe të distancuar emocionalisht për debatin pa thelb që ka plasur në media.

  1. Statuti i partisë nuk hartohet me qëllim “eleminimin” e kryetarit, qoftë ky dhe Lulzim Basha, por për të sanksionuar rregullat e funksionimit të partisë…

2- Të sanksionosh në statut dorëheqjen e kryetarit nëse humb zgjedhjet do të thotë të mbash gjithmonë një “luftë” të hapur brenda forcës politike. Çdo parti ka njerëz dhe grupe që nuk e duan kryetarin dhe natyrisht humbja e zgjedhjeve do të ishta një rast i mirë për ta për të punuar kundër vetëm për largimin e tij. Nëse flasim për rastin e Shqipërisë ku shitblerja e votës është kthyer në sistem a do të ishte e moralshme t’i kërkoje kryetarit të largohet në një garë aspak të lirë dhe të ndershme? Kujtoj frazën e famshme të Sali Berishës “do të jap dorëheqje ditën që do të humbas në zgjedhje të lira e të ndershme”. Berisha dha dorëheqje në zgjedhjet që humbi të organizuara nga ai. Përgjithësisht dorëheqja është akt moral kur humbet zgjedhjet. Në statutin e miratuar në Këshillit Kombëtar është parashikuar qartësisht se si mund të shkarkohet një kryetar që nuk gëzon mbështetjen e demokratëve dhe nuk jep dorëheqje.

3- Ndryshimet në statut e pasuruan atë me theksin ideologjik dhe etik të djathtë, rritën peshën e Këshillit Kombëtar duke i dhënë kompetencën të ketë kandidatura alternative nga ato të kryetarit dhe disa kompetenca që i kishte më parë Kryesia.

Sot Shqipëria ka nevojë për alternative, për shpresë.

E keqja e Shqipërisë është Edi Rama prandaj duhet një bashkim i madh për ta shpëtuar vendin.

Please follow and like us: