Flakët ‘shkrumbojnë’ fabrikën e riciklimit të mbetjeve në autostradën Tiranë-Durrës
Një zjarr i madh ka përfshirë të dielën paradite një fabrikë riciklimi mbetjesh në zonën Mëzes-Kashar, pranë autostradës Tiranë-Durrës.
Zjarri ka rënë rreth orës 10:00 në mjediset e një magazine të kompanisë ‘Everest’, e cila merret me përpunimin e mbetjeve të riciklueshme.
Burimet nga policia thanë se në vendngjarje kanë shkuar shërbimet e policisë dhe zjarrëfikësja, ku po punohet për shuarjen e flakëve.
Mësohet, se si pasojë e zjarrit ka vetëm dëme materiale.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje për zbardhjen e plotë të shkaqeve dhe rrethanave të zjarrit.
Kjo është hera e dytë që kjo fabrikë është përfshirë nga zjarri dhe në të dyja rastet ka pasur dëme të shumta materiale.
Please follow and like us: