Albspirit

Media/News/Publishing

Grabitet shtëpia e ish-kryeministrit

Duke përfituar nga fakti që së bashku me bashkëshorten kishin shkuar në Romë, për të marrë pjesë në një meshë që Papa ka kryer me përfaqësues të dioqezës së Bolonjës, hajdutët kanë hyrë në shtëpinë bolonjeze të ish-kryeministrit italian Romano Prodi dhe kanë marrë gjithçka, para së gjithash sende dhe objekte të çmuara.

Ngjarja ka ndodhur në mbrëmjen mes së premtes dhe të shtunës. Policia ka nisur hetimet dhe sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, nga banesa e Prodit janë marrë orë dhe xhevahire të çmuara.

Hajdutët kishin shqyer derën e apartamentit në rrugën “Gerusaleme”, në qendër të Bolonjës, pak metra larg sheshit “Santo Stefano” dhe kanë hyrë, me siguri duke e ditur që në shtëpi nuk kishte njerëz. Prodi është informuar nga ngjarja ndërsa ndodhej në sheshin “San Pietro” me delegacionin bolonjez.

Duke parë mënyrën e vjedhjes, hetuesit italianë kanë përjashtuar faktin se mund të bëhet fjalë për diçka ndryshe nga një vjedhje e rëndomtë në banesë, edhe pse hetimet vazhdojnë për të përjashtuar çdo pistë tjetër të dyshuar.

“Na kanë marrë kujtimet e një jete, të bashkëshortes sime dhe të miat, kapësen e flokëve të trashëguar nga gjyshja e saj dhe të gjitha medaljet, deri te 38 diplomat “honoris causa”, kujtimet e jetës politike dhe ato të jetës personale”, – ka rrëfyer Prodi për shtypin italian.

Please follow and like us: